E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakti/Kandidati i fshehtë i PS për President emërohet haptas këshilltar i Ramës

24-08-2013 / Gazeta 55

E gjithë zhurma e Partisë Socialiste kundër ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura paska qenë lidhur me fatin e karrierës personale të Sandër Lleshit, ish-gjeneral. Pas dështimit për tu bërë Shef Shtabi i Përgjithshëm në 2011, pavarësisht se ishte një kandidaturë e mundshme, Sandër Lleshi filloi ofensivën e zemërimit pranë zotit Edi Rama me shpifje nga më të ultat kundër ushtrisë shqiptare, pavarësisht se në kundërshtim të plotë me statusin dhe etikën e ushtarakut. Në këtë rast projekti në kokën e tij ishte ambicia presidenciale, e cila u stimulua nga zoti Rama por u shkërmoq si një kështjellë prej kripe në sytë e Lleshit. I dërrmuar nga mos realizimi i ambicies së tij, as shef Shtabi e as Presidenti ai përshkallëzoi shpifjet kundër Imamit, Nishanit dhe ushtrisë shqiptare edhe pranë aleatëve tanë strategjik.  I gjithë ky projekt për të denigruar ushtrinë shqiptare, pavarësisht arritjeve historike dhe konfirmimit të tyre nga NATO kishte në prapavijë ambiciet për karrierë të Sander Lleshit. Kjo u ndoq me pasion edhe nga Edi Rama duke e konfirmuar se fundmi atë si Këshilltarin e tij për Mbrojtjen. Kuptohet vetiu, ky është dhe modeli i ushtarakut që Edi Rama po i servir Ushtrisë Shqiptare. Një model që duhet qortuar sepse gjeneral Sandër Lleshi ka dëshmuar një pakorrektësi të pashoqe. Ai ka dëshmuar se nuk e ka për gjë t’i fryjë edhe ndasive fetare për politizim të një çështje procedurale. Ai ka pohuar në një prononcim mediatik se është shkarkuar nga radhët e Forcave të Armatosura mes të tjerash edhe sepse “ishte katolik”?!  Të njëjtën gjë mund të thoshin edhe gjeneral Dhori Spirollari që është ortodoks apo gjeneral Abas Lleshi që ishte mysliman, por nuk e bënë këtë deklaratë të fortë dhe të pa menduar. Sandër Lleshi kishte njohuri që ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me iniciativë të tij kish ngritur një grup pune për të shqyrtuar mundësinë e shërbesave fetare në ushtri dhe dalja në mediat se gjeneral Lleshi ishte liruar nga detyra për shkak të besimit ishte një falsifikim i rëndë i realitetit. Sidoqoftë gjeneral Sandër Lleshi paska hyrë në politikën e madhe më herët seç mendojnë të tjerët. Ditën kur nuk kapi majën e Shtabit të Përgjithshëm, të Presidentit të Republikës dhe deputet të Kuvendit të Shqipërisë, atij iu shtua edhe një motiv tjetër për të goditur misionin e Forcave të Armatosura, qenia këshilltar i Ramës për mbrojtjen dhe për të këtë duhet përbuzur me neveri. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›