Fakti/Me 28 Nëntor 1944, në “Catholicum Paroecia Tiranensis” u këndua “Te Deum” për Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit
“Te Deum” ose siç njihet ndryshe “Te Deum Laudamus” eshte njera nga kenget liturgjike me te famshme per kristianet dhe ka per autor Shen Niketë Dardanin apo “Shen Niketa i Remessianas”, kompozuar ne shek. IV. Ky shenjtor pranohet boterisht se eshte produkt i hapësires iliro-shqiptare ku vete Shen Niketa shkruan me kaligrafine e vet ne nje dokument te rralle “Dardanus Sum - Jam Dardan”. Me kalimin e shekujve kjo kenge e fuqishme u kthye ne nje himn të famshëm të Krishterimit, si simbol i shpresave, endrrave dhe lavdive. Ajo kendohet ne te gjitha kishat e Europes, ne festat dhe ngjarjet me te medha te katolikëve si kurorezime mbreterish, fitore betejash historike, kanonizim shenjtoresh, shugurim kardinalësh, meshat solemne te Krishlindjeve, Pashkëve, pagëzime e krezmime, koncerte liturgjike ne kisha etj.
Catholicum Paroecia Tiranensis - Famullia Katolike e Tiranës ndodhej ne krahun e djathte te bulevardit “Zogu I”, prapa Hotel “Tirana”. Ajo u ndertua ne vitin 1856 nga Perandori Cezar Franc i P.F.A. i Austrise me shpenzimet e tij kushtuar “Virgjereshes se Paperlyer”, per nevojat shpirterore te afro 30 familjeve katolike qe ndodheshin ne Tirane. Ne hyrje te saj ishte vendosur tabela me mbishkrimin latinisht ku prezantohej kontribuesi i saj dhe dedikimi e tij ndaj Zonjes Mari. Ajo u sherbeu qindra e mijra besimtareve katolike per mëse 110 vjet dhe u shkaterrua nga regjimi komunist ne v.1967 gjate revolucionit ateist te asaj kohe. Me ardhjen ne drejtim te Famullise Katolike te Tiranes ne Prill.1938 te meshtarit Dom Shtjefen Kurti, ai ngriti Rrethin Katolik te “Shen Terezines” dhe ate te “Shen Shtjefnit” dhe me kontributin e anëtareve te tyre, cdo vit me 28 Nentor ne Diten e Pavaresise, jepte meshe te posaçme, duke e perkujtuar kete date te shenuar te Shqiperise me kryehimnin “Te Deum”.
Festimi i Dites se Pavaresise dhe Çlirimit me 28 Nentor 1944/Ardhja e Nentorit te v.1944 e gjeti Shqiperine dhe Kryeqytetin e saj Tiranen ne nje situate me ngjarje te veçanta historike. Ajo ishte çliruar me 17 Nëntor nga ushtrite gjermane, ishte instaluar pushteti i fitimtarëve te PK-së, kishte zbritur nga Berati Qeveria e Perkohshme e tyre dhe forcat partizane kishin marre kontrollin e institucioneve te zbrazura nga pushteti humbes. Qeveritaret e rinj kishin nevoje te ngutshme per nje permiresim te performances dhe imazhit te tyre, i cili ishte i ulët nga shume veprime te tyre violente ndaj qytetareve te ndryshem e prones se tyre ne tere vendin. Nepermjet ketij kremtimi shumeplanesh ato do kerkonin te paraqisnin nje fytyre te ndryshme nga ajo qe ndjehej ne popull dhe kete do ta benin duke respektuar sensibilitetet e traditat e tij. Dom Shtjefën Kurti, si çdo Nëntor pergatitej per “Te Deum”-in e radhes ne Famulline Katolike per Diten e Pavaresise. Pervec njoftimeve te besimtarëve katolikë gjate meshave te javes dhe lajmerimeve ne kendin e posaçëm te kishes, ai ftonte dhe autoritetet zyrtare te pushtetit vendor dhe perfaqesite diplomatike dhe misionet e huaja te pranishme ne Tirane. Ne nentorin e 1944 pushtetin e kryeqytetit e kishin marre çlirimtaret e PK dhe ai zyrtarisht ftonte organet përfaqësuese të tyre për pjesëmarrje. Me dt.25.xi.1944, ai i drejtohej: P.T. Komandës Ushtarake Nacjonal Çlirimtare - Tiranë: “Te marten, me 28 nanduer, me rastin e pervjetorit te Pamvarsise Shqiptare, n’oren 9, do te kendohet nje “Te Deum” ne Kishen Famullitare Katolike – Shetitorja e Madhe. Kemi nderin me grishë auktoritetet ushtarake t’asaj Komande me marre pjesë ne ceremonine e rastit”. Famullitari Don Shtjefen Kurti. Doc.AQSH, Fondi 1944, dosja12,fleta16.
Kjo ftese dhe ekzekutimi i “Te Deum” gjate meshes u pranua menjehere nga Komisioni per Organizimin e Festes se 28 Nendorit, duke e vendosur ne piken e pare te dokumentit “Program për kremtimin e 28 nëndorit”, Ora 7.30.
Ne adrese te Komunitetit Katolik - Tirane , me dt.27.XI.1944 vjen shkresa: “Simbas programit ketu bashkengjitur, jeni te ftuem te merrni pjese ne vendin e caktuem ne zhvillimin e festes te 28 Nandorit”, firmosur dhe vulosur ne emer te Kryesise se Keshillit Nac.Çl. te Qytetit te Tiranes nga Kryetari - Ali Bakiu. Kjo shkrese sipas shenimeve me doren e tij te Dom Shtjefen Kurtit eshte marre po ate dite dhe po aty lexohet: “Diten 28.XI1944 ne “Te Deum” moren pjese Gjeneral Major Mehmet Shehu dhe Ing. Llazar Treska”, shkruar padyshim pas perfundimit te ceremonise fetare.
Komisioni per Organizimin e Festes se 28 Nendorit i cili ishte i perbere nga drejtuesit me te larte te Qeverise se mbërritur nga Berati; Shtabit të Pergjithshem dhe Kryesise se Keshillit Nacional-Çlirimtar, te BRASH, te BGASH etj, kishte pergatitur nje program te ngjeshur per tere diten e pare, duke e ndare ne tre pjese, secila me aktivitetet e veta, te paradites, pasdrekës dhe pasdarkës. Bie ne sy qe ne pjesen e pare, ate te paradites, ishte prezantimi i plote i pushtetit te ri qe kishte marre drejtimin e Shqiperise dhe demonstrimi e parakalimi i ushtrise se saj, vendosur qe prej 17 nentorit ne kryeqytet. Ky prezantim i pare i pushtetit te ri perpara popullit te Tiranes dhe te Shqiperise kishte parashikuar qe ne tribune te ndodheshin pervec nomenklatures drejtuese te organeve te tyre qeverisese, edhe perfaqesues te misioneve te huaj ushtarake ne Shqiperi, t’Ingliteres, Bashkimit Sovjetik, Amerikes, Jugosllavise, Perfaqesite e Komuniteteve Fetare etj. Nga verifikimi i pjesemarresve ne tribunen e ngritur para hotel “Dajti” rezulton se aty do te ndodheshin: Kryeministri dhe Ministri i Luftes dhe Mbrojtjes Kombetare Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, NenKryeministri Gjeneral-Major Myslim Peza, Ministri i Puneve te Jashtme Dr.Omer Nishani, Ministri i Ekonomise Dr.Medar Shtylla, Ministri i Shendetesie Dr.Ymer Dishnica, Ministri i Arsimit Prof.Kostaq Cipo, Ministri i Drejtesie Manol Konomi, Ministri i Shtypit, Propagandes dhe Kult-Popullore Prof.Sejfulla Maleshova, Ministri i Puneve te Brendshme Kolonel Haxhi Lleshi, Ministri i Financave Kolonel Ramadan Çitaku, Ministri i Asistencës Sociale Gjeneral-Major Bedri Spahiu dhe Sekretari i Pergjithshem Mihal Prifti, përfshirë drejtuesit e BRASH e BGASH, Nako Spiru e Nexhmije Hoxha, Gjeneral-Major Mehmet Shehu, Ali Bakiu, Llazar Treska etj. Nga perfaqesuesit e misioneve ushtarake ne kete reviste ushtarake mendohet se kane qene Xhozef Xhekobs kreu i misionit USA, Major Ivanov kreu i misionit te Bashkimit Sovjetik, Harri Fultz, kreu i Komisionit te UNRRA-s, Koloneli Tesje, shefi i misionit ushtarak te Frances, Gjeneral Brigade Hudson kreu i misionit ushtarak te Anglise e të tjerë ushtarake te larte te huaj, perfaqësues te komuniteteve fetare midis te cileve edhe Dom Shtjefën Kurti, ne emer te Komunitetit Katolik (AQSH, Fondi 131, v.1945, dosja 9, fleta 7). Keto prezenca vertetohen nga sekuencat filmike te nje dokumentari te xhiruar ne kete dite dhe qe transmetohet prej shume vitesh nga televizionet tona kur behet fjale per kete eveniment.
Pjesa e dyte dhe e trete e programit te festimeve vazhdon me inaugurimin e permendores per te renet, shfaqjen e nje drame “Partizanët” tek kinema “Kosova”, argetime popullore, kenge e valle, veprimtari masive etj. Keto manifestime do te vazhdonin per tre dite me radhe, duke premtuar qarkullim te lire te popullsise per gjithe naten. Vemendje te vecante ne kete “Program” qe hap diskutim dhe analize te thelle te ben pika 15 e tij, ku saktesisht shkruhet: “Festimi i dites se madhe te 28 Nendorit qe perkujton fitimin e Indipendences Kombetare me 1912 dhe qe sivjet koincidon me festen e çlirimit te Tiranes dhe te të gjithe Shqiperise do te vazhdoje per tre dite”. Caktimi i dates se çlirimit te Shqiperise nga fituesit materialë te pushtetit te ri me kapjen perfundimtare te kryeqytetit Tirane me 17 Nentor 1944 mendoj se ka qene nje dileme dhe debat i vazhdueshem i tyre. Nga dt.17 dhe deri me 27.11.1944 , data e shpalljes se “Program për Kremtimin e 28 Nëndorit”, shumica e personazheve te lartpermendur, te shkolluar ne Europe dhe me tituj te larte Dr. apo Prof. do te kene kerkuar dhe argumentuar se kjo dite duhet te jete e njejte me Diten e Pavaresise se Shqiperise. Populli yne, qe nga v.1912, per 32 vite me radhe Diten e Pavaresise me 28 Nendor e ka konsideruar si diten me te madhe dhe te shenjte te tij, te cilen kurre nuk e ka zevendesuar me asnje ngjarje tjeter te kesaj periudhe. Shenjterimi i kesaj date ne ndergjegjen e memorien e kombit shqiptar ishte nje nga vlerat per ngjarjen me kulmore te historise se tij. Kete gje pushtetaret e rinj e dinin shume mire sepse dhe ata vete ishin qytetare qe e kishin respektuar, nderuar dhe festuar kete eveniment. Çlirimi i Shqiperise nga okupatoret e huaj perben nje ngjarje tjeter te madhe te historise se popullit tone i cili ka vendin e duhur dhe vleren e tij te padiskutueshem ne histori. Keto dy ngjarje te medha pa dyshim jane analizuar dhe diskutuar gjate periudhes se pare 10 ditore pas marrjes se pushtetit te larte ne Tirane nga drejtuesit e fitimtareve. Nëse pavaresia e Shqiperise ishte pranuar e çelnikosur si evenimenti me i madh i historise se kombit tone dilema ishte per daten qe do kishte clirimi i vendit ne kete histori. Mendoj se vendosja e tij ne te njejten dite me daten e pavaresise me 28 Nentor 1944 nga Komisioni Organizues i jepte me shume vlere dhe me shume dinjitet, çertifikimit te dates fituese te luftes. Ne funksion te ketij vendimi, e tere infrastruktura e kremtimit te 28 Nendorit u pergatit dhe u zbatua per t’i kremtuar se bashku, ne simbioze keto dy data te medha. Si ne emertimin e kokes se “Program”-it, ashtu edhe ne permbajtjen e tij me 14 pikat e veprimtarive festive, ne asnje vend nuk permendet fjala e pavaresise, pra duke i konsideruar te tera keto obligime si kremtime te dites se çlirimit te vendit. Vetem ne piken 15 kemi unifikimin e “dites se madhe te 28 Nendorit qe perkujton fitimin e Indipendences Kombetare me 1912 dhe qe sivjet koincidon me festen e çlirimit te Tiranes dhe te te gjithe Shqiperise…”. Pra data 28 Nendor 1944 ishte vendosur te ishte Dita e Çlirimit te Shqiperise. Kjo ngjarje, Dita e Çlirimit me 28 Nendor do te festohej per tre dite me radhe, pra deri me dt. 30.
Clirimi i Shqiperise me 28.XI.1944 tashme i aprovuar si ngjarje e madhe e historise se popullit shqiptar dhe certifikimi i tij si dite e njejte me diten me te madhe e te shenjte te vendit ate te Pavaresise argumentoi nevojen e organizuesve te respektonin traditen e Kishes Katolike te Tiranes per “Te Deum”, duke e futur qe ne piken e pare te “Program”-it. Sic u tha me lart, kete himnizim te dites se Pavaresise me “Te Deum” ne Famulline Katolike te Tiranes e ndoqi edhe vete Gjeneral - Major Mehmet Shehu, nje nga eksponentet me te larte te PK dhe Ushtrise Nacional-Clirimtare dhe me vone Kryeminister per 27 vjet. Perfundimisht bazuar dokumenteve e fakteve si me lart, i tere ceremoniali shteteror i duhur per kete qellim u miratua, u projektua, u organizua dhe u zbatua nga drejtuesit e Qeverise dhe Ushtrise Çlirimtare, per Diten e Çlirimit te Shqiperise me date 28 nendor 1944.
Diabolizimi i historisë/Natyrshem lind pyetja, perse pushtetaret e rinj te Shqiperise me ne krye Enver Hoxhen si nje te diel te fundit te muajit Mars e shtyne 24 ore perpara ne kohe Diten e Çlirimit duke e rizyrtarizuar ate por tashme me 29 Nendor 1944?. Duke e pare nga nje kend tjeter analitik kete debat, perfituar dhe nga dokumentat e AQSH nga fondi i Arqipeshkvise Durres-Tirane une i largohem gjykimit te studiuesve te tjere dhe ofroj arsyetimin tim bazuar mbi lenden filozofike te logjikes se komunizmit qe bazohet ne te drejten e fituesit qe ta shkruajë historine per nevojat e tij. Mendimi im eshte se pushtetit komunist i Enver Hoxhes me 1946 ndjehej me i forte dhe me i konsoliduar ne krye te vendit sesa ne muajt e pare te ardhjes ne fuqi. Ai kishte arritur qe me metoda drejtimi ekstremisht te majta ta dominonte kete pushtet dhe ta ushqente me frymen e filozofise leniniste. Duke glorifikuar vazhdimisht cdo gje me partine e tyre, me filozofine marksiste-leniniste dhe Enver Hoxhen, nuk mund ta pranonte per nje kohe te gjate mbivendosjen e Dates se Çlirimit te vendit. Sipas saj Dita e Clirimit te vendit nga pushtuesit e huaj ku ajo e ndjente veten pronare te vetme, e meritonte nje perkujtim tjeter, me pompoz, nje festim me te shkelqyer dhe nje glorifikim me te ndritur nga ai i Dites se Pavaresise. Kjo dite sipas tyre, 29 Nendori 1944 dhe jo 28 Nendori 1912 ishte dita kur kombi shqiptar rilindi perseri nga erresira, u nda nga regjimet shfytezuese e obskurantiste dhe u shkeput njehere e pergjithmone nga e kaluara jodinjitoze. Nevoja per kete supremaci te rreme tipike per regjimet diktatoriale dhe vecanerisht per ato komuniste beri te mundur spostimin e clirimit me nje dite nga 28 ne 29 Nendor 1944 duke ia faturuar vlerat e atributet e kesaj dite E.Hoxhes.
Në mbyllje/Meshtari Katolik Dom Shtjefen Kurti ka lindur ne Prizren me 24.12.1898. Pasi perfundoi studimet e larte teologjike ne Insbruk - Austri dhe Propaganda Fide ne Rome, shugurohet prift me 1921 dhe fillon detyren ne Shkup. Sipas studiuesit frances Didier Rance, ai ishte konfesonjesi i pare i Nene Terezes. Largohet nga Mbreteria e Jugosllavise pas denoncimit te saj ne Lidhjen e Kombeve me 1930 me dokumentin “MEMOIRE” per genocidin serb ndaj popullsise kosovare. Fillimisht vendoset ne Gurez te Lacit dhe per 10 vjet drejton Kishen Katolike te Tiranes. Denohet dy here, te paren me burg dhe te dyten me pushkatim. Ne moshen 74 vjeç, ai ekzekutohet ne v.1971 per pagezim te femijeve. Mban dekoraten “Martir i Demokracie” dhe medaljen e kl.I per veprimtari patriotike. Dy shkolla, nje ne Novoselë-Kosove dhe tjetra ne Gorre-Fushekuqe mbajne emrin e tij. Nga Selia e Shenjte, prej v.2002 eshte ne procedurat e kanonizimit si Martir i Kishes Romane Katolike .