Fakti/Panorama e zymtë greke - 1000 biznese do mbyllen çdo javë
Deri në 1 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme pritet të vënë drynin çdo javë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2012 në Greqi, për shkak të situatës zymtë ekonomike, vlerëson Komisioni Evropian në një raport të tij.
“Greqia po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjë që reflektohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 6 në 10 biznese, panë të ardhurat e tyre të bien ndjeshëm në vitin 2011 dhe 150 000 persona humbën punën”, vëren komisioni.
Sipas raportit, në vitin 2010, Greqia kishte 742 600 biznese të vogla, ku u punësuan 2 512 493 punëtorë, ose më shumë se 85 për qind i numrit të përgjithshëm të gjithë punëtorëve në vend, një rekord në të gjithë Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian bën thirrje për veprim urgjent për mbështetjen financiare të bizneseve të vogla e të mesme, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik në vend, strukturën bazë të e ekonomisë greke, dhe që me mbylljen e tyre shtojnë papunësinë dhe varfërinë e personave të përfshirë në to dhe familjeve të tyre.
Që nga shtatori i kaluar Komisioni Evropian është duke përdorur “Task Force” për Greqinë, që të gjendet një zgjidhje për të kapërcyer krizën e kreditit që prek këto biznese në Greqi. Në muajin mars, u krijua një fond i veçantë garancie nga Komisioni Evropian me një kapital prej 500 milionë euro, për të financuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përmes të cilit ndihma nga Banka Evropiane e Investimeve, mund të arrijë në 1 miliard euro.
Bankat shënojnë humbje historike/Bankat kryesore të Greqisë kanë deklaruar humbje historike për vitin 2011 pas goditur nga një shkëmbimit të bonove që gati - gati spastroi krejt bazën e tyre të kapitalit. Së bashku, National Bank, Alpha Bank, Eurobank dhe Piraeus Bank, postuan një humbje totale prej 28.2 miliardë euro (37.3 miliardë dollarë amerikanë), rreth 10 herë vlerën aktuale të tyre në treg ose 13 për qind të PBB-së të vendit. Bankat pranuan humbjet si pjesë e shkëmbimit të obligacioneve muajin e kaluar me qëllim që të ulen borxhet e vendit, pjesë e një pakete shpëtimi për Greqinë të negociuar me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Aksionet e bankave greke kanë derdhur 74 për qind në 12 muajt e fundit, ndërsa tregu grek i aksioneve ka shënuar rënie në masën 50 për qind. Athina, e cila duhet të shpallë një plan për rikapitalizimin e bankave, është ende duke punuar për aspektet teknike me BE e FMN që do të thotë se struktura e planit ka të ngjarë të zbulohet pas zgjedhjeve kombëtare të 6 majit. “Rikapitalizimi i bankave është një parakusht serioz për të siguruar financimin e ekonomisë reale, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe është një parakusht i domosdoshëm, edhe për të rikthyer besimin në sektorin bankar”, tha kryeministri grek Lucas Papademos. Rreth 5 miliard euro janë përcaktuar në paketën e dytë të Greqisë për të mbështetur sektorin bankar. Shteti dëshiron që investitorët privatë të gërmojnë në xhepat e tyre për të paktën 10 për qind të nevojave kapitale për të mbështetur bankat dhe për të shmangur shtetëzimin e tyre. Pjesa më e madhe e rikapitalizimit do të sigurohet nga Fondi i Stabilitetit Financiar Grek, që mori një këst prej 25 miliard euro nga Fondi Europian i Stabilitet Financiar. Me ekonominë zhytur në recesion dhe papunësinë në përqindjen rekord 21.8, Papademos bëri thirrje për veprim të përbashkët.
Sipas këtij kombinimi i recesionit dhe papunësisë ka një kosto të padurueshme ekonomike dhe sociale për vendin. Por tani me gjithë përpjekjet parashikimet janë të zymta edhe për bankat. Për to afati i fundit për të raportuar fitimet dhe për të përgatitur planet për kapitalet është shtyrë më 20 prill.