Fokus/Ja ku bazohet strategjia e re e Turqisë
Turqia po rishfaqet si një fuqi e rëndësishme rajonale. Në njëfarë kuptimi ajo është në procesin e kthimit të pozicionit të saj në atë të para luftës së Parë Botërore, kur ajo ishte selia e Perandorisë Osmane. Por të kuptuarit e gjendjes ka vlerë sipërfaqësore, pasi ajo nuk merr parasysh ndryshimet rajonale dhe globale. Prandaj në këtë aspekt është e nevojshme të kuptohen rrethanat se ku ajo e gjen veten sot.
Fundi i Luftës së Parë Botërore solli vetë fundin e Perandorisë Osmane dhe tkurrjen e sovranitetit turk në Azinë e vogël dhe në një rrip toke në pjesën Evropiane të Bosforit, duke sjellë kështu një lirim nga tendosja dhe përpjekja për të mbajtur një perandori që shtrihej nga Gadishulli Arabik në Ballkan, ku problemet e interesave strategjike tejkalonin fuqinë e saj. Pas Luftës së Parë Botërore Turqia u angazhua tërësisht në interesat e veta megjithëse territori i saj tashmë ishte më i vogël se sa kishte qenë Perandoria Osmane
Problemi i Rusisë – Në të dy periudhat Turqia e ka patur dhe ka frikën e Rusisë. Nga ana e saj Rusia ka vuajtur nga një dobësi e madhe strategjike. Secili prej porteve të saj, Shën Petersburgu, Vladivostok, Murmansk dhe Odesa ishte të kontrolluara nëpërmjet fuqitë potencialisht armiqësore, ku Britanikët kishin bllokuar ngushticat daneze, aksesi japonez bllokonte Vladivostok, kurse turqit kishin bllokuar qasjen në Mesdhe. Politika kombëtare ruse ka pasur gjithmonë në një fokus të vazhdueshëm për të fituar kontrollin e Bosforit me qëllim bllokimin e ndonjë bllokade si dhe të projektojë fuqinë në Mesdhe.
Prandaj rusët kanë patur një interes të veçantë në riorganizimin e sovranitetin e Turqisë. Në luftën e Parë Botërore Turqia ka qenë në të njëjtën linjë me Gjermaninë, kundër Rusisë, kurse nga mesi i luftës si dhe në Luftën e Dytë Botërore kur Rusia ishte e dobësuar dhe e hutuar, Turqia mbajti një qëndrim neutral gjë që zgjati deri në shkurt të vitit 1945, kur ajo i shpalli luftë Boshtit. Në kohën kur Bashkimi Sovjetik ishte i fuqishëm dhe ndërmerrte operacione të fshehta kundër saj, Turqia u fut në aleancë të ngushtë me SHBA si dhe NATO-n, pavarësisht distancës nga Atlantiku i Veriut.
Nga viti 1945 dhe deri në vitin 1991, Turqisë dhe SHBA, në marrëdhënie tashmë të mbyllura midis tyre, ndiqnin strategjinë e së njëjtës linje që kalonte nga Norvegjia për në Pakistan. Turqia është një element kyç për shkak të kontrollit të saj të Bosforit. Ajo është një element kyç në Iran, Irak dhe Siri. Një aleancë e saj me Rusinë ajo do të kishte kishte ndryshuar balancën e pushtetit ndërkombëtar. Së bashku me Gjermaninë, Turqia ishte pika strumbullar i strategjisë së SHBA dhe NATO-s.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik doli në një pozitë jashtëzakonisht të fuqishme. Evropa perëndimore ishte një thertore, Kina ishte bërë komuniste. Fuqia ushtarake sovjetike, tashmë e sprovuar në luftë, tejkalonte aftësitë e popujve në periferi të saj përfshirë këtu edhe Turqinë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Bosforit dhe sovjetikët në Azinë e Vogël, Turqia përbënte një interes themelor. Në pamundësi për ti bërë e vetme ballë sovjetikëve Turqia u fut në një aleancë të ngushtë dhe reciprokisht të dobishme me SHBA. Gjatë luftës së Ftohtë, Turqia ishte një imperative Strategjik i ShBA, ajo u përball në veri me sovjetikët dhe në jug me klientët e sovjetikëve, Sirinë dhe Irakun. Izraeli e tërhoqi Sirinë larg Turqisë. Kjo është logjikë strategjike e vitit 1991 me rënien e BS. Fuqia ruse filloi të bjerë në Kaukazin jugor dhe në Ballkan. Kryengritje në Kaukazin verior lidhur me ushtrinë ruse. Armenia, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani fituan pavarësinë, Ukraina gjithashtu u bë e pavarur, duke e bërë statusin e flotës Ruse të paqartë në Krime. Për herë të parë Turqia nuk ia kishte frikën Rusisë. Ajo u ndje më e sigurt në politikën e jashtme lidhur me këtë element përcaktues por më e varur në marrëdhënien e saj Me SHBA.
Rritja post-sovjetike - Marrëdhëniet strategjike Turqi SHBA, kanë tendencë për të qëndruar në vend sa më shumë për inerci, pasi mjedisi strategjik i krijuar shpesh merr një realitet të ri. Kështu që marrëdhëniet e Turqisë me SHBA mbeten të paprekura për një kohë. Përpjekjet e Turqisë për të futur në BE janë të vazhdueshme. Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin kanë mbetur të paprekura edhe pse mbështetja amerikane për marrëdhëniet turke-izraelite është zvogëluar. Tashmë është shumë më e lehtë për të krijuar një politikë strategjike me fytyrën e një kërcënimi të qartë me një sërë mundësish të padefinuara. Për Turqinë mundësitë janë bërë më të shumta dhe përfitimi prej tyre përbën një sfidë. Ndërhyrja amerikane në Irak në vitin 2003 për Turqinë ishte i panevojshëm, u paraqitën sfida të brendshme politike dhe ajo kërcënoi se do të fuqizonte Iranin. Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, turqit jo vetëm refuzuan të marrin pjesë në këtë nismë të amerikanëve por dhe ndaluan ata të përdorin territorin turk për të nisur pushtimin. Kjo situatë rrezikoi marrëdhëniet e saj me SHBA, dhe aleanca me të u kërcënua, duke provuar një kthesë post-sovjetike në politikën e jashtme, pasi Turqia vendosi të mos bashkëpunojë me SHBA, pasi parimi kryesor për dekada “politika e saj e jashtme nuk mund të jetë e njëjtë”. Sfida që Turqia i bëri SHBA-ve, kur e rrëzoi qiellin për tokë, në fakt lufta në Irak vazhdoi, Turqit mund të ndjehen më të fituar për këtë çështje dhe amerikanët e patën të vështirë me argumentet. Kjo gjë bëri që turqit të merren në konsideratë në marrëdhëniet e tjera. Turqia u bashkua ka një alternativë të qartë me BE, fuqitë kryesore të së cilës kundërshtuan edhe ato ndërhyrjen amerikane, por kjo nuk mjaftoi për anëtarësimin e Turqisë në BE. Një nga moritë e arsyeve të bllokimit të përpjekjeve të anëtarësimit të Turqisë ishte edhe frika e emigracionit masiv turk ndaj armiqësisë greke. Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është parë vetëm në aspektin e politikës së jashtme, por në idenë e Turqisë si një vend evropian, i angazhuar në vlerat evropiane. Vendimi për mosanëtarësimin e saj në BE bën sot që Turqia të ketë sot një ekonomi më dinamike se pjesa më e madhe e vendeve të Evropës dhe pa detyrim për borxhin e Greqisë. Dështimi për t’u integruar në BE dhe transformimi i marrëdhënieve të saj me SHBA, nga marrëdhënie të domosdoshme në marrëdhënie të negociueshme (por të dëshirueshme), e bëjnë Turqinë të detyruar për të krijuar një strategji të post-Luftës së Ftohtë.
Kjo për tre fakte: Së pari Turqia nuk u përball asnjëherë me një kërcënim të menjëhershëm ekzistencial. Së dyti, Turqia u zhvillua ekonomikisht me shpejtësi dhe me një ushtri më të fuqishme në tërë rajonin. Së treti, Turqia është e rrethuar nga fqinjë gjithnjë më të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm si Iraku dhe Siria. Irani ka qenë gjithnjë i sigurt, megjithëse mbetet një mundësi një luftë Iran Izrael/ dhe apo SHBA. Rajoni i Kaukazit ishte i qetë por pushtimi rus i Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe tensione të vazhdueshme ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë ishin ende faktorë të rëndësishëm. Ballkani pas luftës së Kosovës, mbase dhe mund të jetë qetësuar, por ai ka mbetur i pazhvilluar dhe potencialisht i paqëndrueshëm.
Tri procese përcaktojnë strategjinë e Turqisë:
E para është rritja e pushtetit të saj relativ. Në një rajon të destabilizuar, forca relative e Turqisë është ende në rritje e cila i ofron Ankarasë opsione të reja. E dyta është rreziqet e mundshme të paraqitura për destabilizimin e interesave turke e mban jashtë Turqinë në kohën kur Ankaraja kërkon mënyra për të menaxhuar paqëndrueshmërinë. E treta është se realiteti që SHBA janë në ripërcaktimin e rolit të tyre në rajon pas luftës në Irak.
Faza Kalimtare – Turqia po shfaqet si një fuqi e madhe. Ka ende një mori arsyesh për ta parë Turqinë si një fuqi të madhe, duke u nisur së pari nga një bazë politike e cila nuk është përgatitur ende, nga menaxhimi i çështjeve rajonale apo nga mbështetja e tyre, pra rajoni nuk është përgatitur ende për ta parë Turqinë si një forcë të dobishme stabiliteti, pasi shumë hapa janë të nevojshëm për çdo pushtet që shfaqet si një forcë dominuese rajonale. Turqia është vetëm në fillim të ndërmarrjes së këtyre hapave. Aktualisht strategjia turke është në një fazë kalimtare. Sjellja e saj e mbyllur gjatë Luftë së Ftohtë, thjesht si pjesë e sistemit të aleancës, nuk ka ndërtuar për të një politikë të pjekur rajonale. Ajo nuk mund të kontrollojë rajonin dhe të injorojë thjesht atë që ndodh. Rasti Sirian është udhëzues. Siria është fqinj i Turqisë dhe paqëndrueshmëria në Siri mund të ndikojë në Turqi. Nuk është përgatitur asnjë koalicion ndërkombëtar për të stabilizuar Sirinë. Prandaj Ankaraja ka marrë një qëndrim në të cilin është e hapur, që është çështje e patolerueshme për Turqinë. Nëse periferinë turke e konsiderojmë si një e tërë, atëherë politika ndaj Kaukazit dhe Irakut, atëherë këtë politike e shohim si kalimtare. Ajo shmanget në Iran, duke qenë pjesë e koalicionit duke refuzuar thjesht për të qenë e para në këtë qëndrim. Turqia nuk ka krijuar një ekuilibër të pjekur rajonal si një fuqi rajonale, përkundrazi ajo ka krijuar një balancë të pushtetit turk në kuptimin se pushteti turk është i ekuilibruar në mes SHBA dhe influencës autonome. Kjo periudhë e balancimit për një pushtet në zhvillim është e parashikueshme. Në një fazë të tillë kanë kaluar SHBA mes viteve 1900 dhe Luftës së Parë Botërore.
Turqia padyshim ka dy çështje kryesore për të parë se si ajo ecën përpara. Kjo sepse “si ajo ecën përpara”, do të thotë se një komb duhet parë se si zgjidh problemet e brendshme para se të marrë një rol të madh ndërkombëtar. Njëri është tensioni i vazhdueshëm në mes të elementëve laikë dhe fetarë në shoqërinë e saj. Kjo është çështje e politikës së jashtme njëkohësisht, veçanërisht në kontekstin e islamikëve radikalë ku çdo shenjë e fesë islame mund të alarmojë pushtetin jo-islam dhe për të ndryshuar sjelljen e tyre ndaj Turqisë. Problemi tjetër është ai kurd, si manifestohet nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), grupi militant. Në shumicën e shoqërive në ditë e sotme ekziston problem i parë, me të cilën kombet bashkëjetojnë e megjithatë problem i PKK është unik. Çështja kurde kryqëzohet me çështjet rajonale. Për shembull çështja e të ardhmes së Irakut, ku rajoni kurd atje mund të ketë efekt mbi kurdët e Turqisë. Por problemi i madh për Turqinë është se përsa kohë ekziston çështja kurde, fuqitë e huaja me rritjen e Turqisë do ta shihnin kurdët si një dobësi turke gjë që do të favorizonte ndërhyrjet e fshehta në rajonet kurde për të minuar pushtetin turk. Turqia është e kujdesshme që përpjekjet siriane dhe iraniane të kufizojnë ta kufizojnë nëpërmjet militantizmit kurd. Problemet në rajon e bëjnë Turqinë të ndjeshme në ndërhyrjen nga jashtë. Prandaj Turqia duhet t’i drejtohet çështjes kurde që nga trazirat rajonale dhe separatizmi nxitur nga armiqtë e jashtëm që mund të minojnë pushtetin e saj dhe ti ndryshojnë trendin drejt synimit për tu bërë fuqi e madhe
Nuk është paradoks që një komb të bëhet i fuqishëm. SHBA ishin padyshim më të sigurta nga çdo kohë në mes Luftës Civile dhe ndërhyrje së saj në Luftën e Parë Botërore. Po kështu dhe Turqia pa dyshim ishte më e sigurt në Vitet 1991 dhe sot se sa kur ajo të bëhet superfuqi. Në të njëjtën kohë ajo është e pasigurt që të jetë thjesht një aleat i vogël për një fuqi globale të caktuar për të marrë rreziqe me vendet e tjera.
Ideja e sigurisë me afat të gjatë mes vendeve është iluzore. Strategjia aktuale e Turqisë është që të bëjë të mundur këtë. Ngjarjet rreth saj duhet të marrin rrugën në mënyrë të arsyeshme, rezultati i këtyre ngjarjeve nuk do të kërcënojë Turqinë aq sa ndërhyrja turke do. Por kjo është një politikë tranzitore. Paqëndrueshmëria në jug të saj, të ngritjes së një sfere të ndikimit Iranian, të një thellimi të ndikimit rus në Kaukaz, apo ndryshimi i një politike të SHBA ndaj Lindjes së Mesme, që përsëri të bëjnë të mundur tërheqjen e Turqisë në koalicionin e saj, të gjitha këto argumentojnë një politikë që mund të bëhet e përhershme.
Është interesante studimi i Turqisë pikërisht për kalimin e saj nga një vend i vogël në një fuqi të madhe. Fuqitë e mëdha janë më pak interesante sepse në përgjithësi sjellja e tyre është e parashikueshme. Por menaxhimi i një tranzicioni në pushtet është më tepër i vështirë se sa ushtrimi i pushtetit. “Kur bota rreth jush është në kaos, fuqia kalimtare është ajo që mban ekuilibrin tuaj, dhe ju mban larg terrenit rrëshqitës”. Kjo vendos theksin mbi një shoqëri dhe qeveri të madhe. Ajo teston çdo forcë dhe nxjerr jashtë çdo dobësi. Dhe për Turqinë do të jetë koha ajo që do ta çojë në një platformë të pushtetit të qëndrueshëm. Turqia përbën interes studimi.
*Marrë nga revista amerikane e inteligjencës dhe gjeopolitikës “Stratfor”.