E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Qeveria miraton disbursimin e këstit të dytë të të përndjekurve

22-03-2012 / Gazeta 55

Këshilli i Ministrave miratoi dje disa vendime për dëmshpërblimin e ish të dënuarve e përndjekurve politikë të regjimit komunist. Kryeministri Berisha tha se me to fillon disbursimi i këstit të dytë të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë të regjimit komunist. Kryeministri garantoi se ky proces nuk do të ndërpritet deri në shlyerjen e të gjitha detyrimeve të shoqërisë shqiptare ndaj tyre.   Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar kundërshtitë e PS-së lidhur me dëmshpërblimin e të përndjekurve si të pabaza. Kreu i qeverisë deklaroi se lufta çlirimtare është një trashëgimi e popullit shqiptar dhe përpjekja për ta pronësuar atë është qesharake, veçanërisht nga ata që vazhduan të jenë vazhdimësi juridike e partisë së punës dhe ende nuk kanë kërkuar të falur. Duke komentuar reagimin e opozitës lidhur me këtë çështje, Kryeministri u shpreh se, “në listë janë shtuar me të drejtë disa kategori të tjera. Protesta e Partisë Socialiste se me këto ndryshime përfitojnë bashkëpunëtorët e okupacionit është e pabazë. Lufta çlirimtare është trashëgimi e popullit shqiptar. Përpjekja për ta pronësuar atë është qesharake, veçanërisht nga ata, të cilët vazhduan të jenë vazhdimësi juridike e Partisë së Punës të Shqipërisë - kështu është sepse u duheshin pronat - dhe nuk kanë kërkuar një herë të falur, qoftë një herë, për të gjithë ato që kanë ndodhur në 45 vite. Imagjinoni se si shqiptarët fitimtarë u kthyen në të humbur nga diktatura e një individi, i cili është quajtur Hitleri i pasluftës. Ndaj asnjë ligj nuk ka shkuar në këtë drejtim e nuk do të shkojë. Ata që e përdorin këtë çështje, se mendojnë se do të kenë përfitime politike, bëhen qesharake e të pabesueshëm. Shqiptarët e dinë se të vetmet dëmshpërblime që bënë, ia bënë nomenklaturës”, deklaroi Kryeministri. Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri propozoi një reduktim të ri procedurash, dokumentesh apo kohe në disa sektorë të tregut ekonomik në vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›