Fakti/Silvio Berluskoni kërkon veç stabilitetin e Italisë
Shihet si një problem delikat për Italinë dhe ndoshta mund të jetë vërtet i tillë. Sepse qeveria e Berluskonit nuk dëshiron të bëjë një figurë të keqe me “kushurinjtë” francezë. Paktet janë pakte dhe duhen respektuar. Lorenzo Bini Smagi duhet të lërë postin e tij në Bankën qendrore europiane sipas pakteve që presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë kishte bërë me presidentin francez Sarkozi. “Problemi është se dikush mund të mendojë të sillet kundër interesave të vendit të vet, duke shkaktuar në këtë mënyrë një incident të pakëndshëm me një vend mik” - është shprehur Silvio Berluskoni në një intervistë të tij për rastin e Lorenzo Bini Smagi-t. Gjithsesi edhe pse ka shprehur vendosmëri në fjalët e tij, presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, nuk ka dashur të ushqejë polemika të kota duke shtuar se ka besim se ekonomisti italian e ka sensin e shtetit. Një president i Këshillit të Ministrave të Italisë që kërkon t’i përmbahet marrëveshjeve dhe që shpreson se “brenda fundit të javës” apo “sa më shpejt të jetë e mundur” kjo marrëveshje do të respektohet. Në të vërtetë presidenti Këshillit të Ministrave të Italisë ka përmendur se në bazë të zgjedhjes së italianit Mario Dragi në krye të Bankës qendrore europiane, Italia ka bërë një marrëveshje me Francën sipas së cilës Italia do të linte të lirë vendin tjetër që e mbante një italian në bordin drejtues të Bankës qendrore europiane. “Logjika e do që të bëhet kështu” – ka shtuar kavalier Berluskoni – “Për këtë besoj shumë tek sensi i shtetit dhe në përgjegjësinë që natyrisht nuk i mungojnë doktor Bini Smagi – t sepse kjo situatë e pakëndshme që është krijuar dhe për të cilën qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi, duhet të zhbllokohet sa më shpejt të jetë e mundur”. I të njëjtit mendim është edhe Pier Luixhi Bersani, sipas të cilit Bini Smagi duhet të tërhiqet, por që sipas tij qeveria nuk ka bërë lëvizjet e duhura madje sipas tij ka menaxhuar keq situatën. “Dragi –n na e kanë propozuar të tjerët. Për Bankitalia nuk u gjet një zgjidhje përveç asaj që u bë në minutën e fundit. Në Bankën qendrore europiane nuk u gjet një zgjidhje për Bini Smagi –n. E gjitha kjo ul besimin që ne kemi në Europë” – ka nënvizuar Bersani. Por Berluskoni i vëmëndshëm në politikën e jashtme të Italisë nuk ka harruar edhe politikën e brendshme të shtetit fqinj të Italisë. Pasi ka hedhur poshtë disa zëra të shtypit italian se nuk ka asnjë marrëveshje mes partisë së tij dhe Lidhjes së Veriut për të shkuar në votime në vitin 2012 ka shtuar se: “”Sot Italia ka nevojë për stabilitet dhe të shkosh në zgjedhje do të ishte kundër interesave të vendit”. Ndërsa më tej duke folur për zgjedhjet në tërësi ka shprehur mendimin e tij për zgjedhjen e kandidatit të qendrës së djathtë: “Do e zgjedhim sipas modelit amerikan, duke përfshirë të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë” – duke konfirmuar se kërkon në të njëjtën kohë edhe zëvëndësimin e emrit Populli i Lirisë por që gjithsesi nuk do të quhet “forca Silvio”. Bën humor presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Silvio Berluskoni por pasi ka përgënjeshtruar një lajm të rremë të shtypit italian ndoshta duhet të përgatitet të përgënjeshtrojë edhe një të fundit. Sipas agjensive të lajmeve italiane ekziston një letër (flitet se i është dërguar nga “të pakënaqurit” brenda maxhorancës), në të cilën shkruhet se Berluskoni duhet të zgjerojë maxhorancën, një letër gjithsesi që mund të konsiderohet anonime. Por ndërkaq historia shkon përpara, thuhet se ekziston vërtet, madje dhe letra që fillon më një – I dashur president. Pastaj vazhdojnë të shkruajnë se i njohin meritat e tij politike madje do të vazhdojnë ta mbështesin por që gjithsesi kërkojnë disa ndryshime sepse nuk “duan të përfundojnë në një binar të vdekur” sepse sipas tyre (nuk dihen ende firmëtarët) është koha “për të rinisur aksionin politik, për të zgjeruar maxhorancën parlamentare me forcat që tradicionalisht kanë bërë pjesë në koalicionin tonë për t’i dhënë një drejtim aksionit të qeverisë. (...) numrat, nuk i lejojnë kësaj qeverie as të përballojë punimet normale të punëve parlamentare, pra, të japë ato përgjigje, mjaft impenjative në planin e mbështetjes sociale, që situata dramatike ekonomike dhe financiare kërkon”. Për të vazhduar më tej se kjo maxhorancë “nuk ka asnjë mundësi reale për të fituar në takimet e ardhshme zgjedhorë. Nga ana jonë, besnikëria, sensi i disiplinës dhe i përgjegjshmërisë që kemi dëshmuar deri tani, duke mbështetur nismat e qeverisë edhe kur ato nuk ishin në sintoni me parimet dhe programet tona, nuk mund të jetë prej të sotmes e garantuar në mungesë të një pavazhdimësie të fortë politike qeverisëse”. Ndoshta kjo letër mund të ketë si qëllim largimin e Lidhjes së Veriut nga koalicioni qeverisës, parti kjo që i ka sjellë probleme hera - herës në qeverisje presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë Silvio Berluskonit. Flitet s letra do t’i dorëzohet Berluskonit që këtë javë pasi të jetë firmosur nga shumë “të pakënaqur” brenda koalicionit të maxhorancës për të pasur një “Maxhorancë më të fortë që është e nevojshme më tepër se kurrë, në menyrë që qeveria të jetë në gjendje të aprovojë me të vërtetë masat që (presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë Silvio Berluskoni) ka ndërmarrë në emër të të gjithëve në Europë”. Ekziston vërtet letra apo është përsëri një trillim? Përgjigjet sekretari i Pdl Alfano: “Nuk më rezultojnë letra (...). Nëse i njihni, më thoni emrat” – i cili nuk mund të komentojë letra pa firma.