E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Politika të bashkëpunojë për integrimin, kanë përpara progres – raportin e KE”

29-10-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi

Ambasadori i BE, Ettore Sequi përshëndeti fillimin e punës se dy partive kryesore për Reformën Zgjedhore, ndërsa tha se shpreson për një lëvizje sa i takon dhe miratimit të ligjeve me 3/5.
Ambasadori Sequi tha se palët politike duhet të bashkëpunojnë në emër të integrimit të vendit dhe për këtë ekziston një dokument domethënës, si ai i progres – raportit të Komisionit Evropian. “Ajo që mund të them nga pozicioni im është se duhet të marrim parasysh raport-progresin. Është një mjet i mirë për bashkëpunim. Raporti, tregon jo vetëm situatën aktuale në vend, por edhe rrugën që duhet ndjekur. Sidomos adresimi për disa reforma që janë shumë të rëndësishme, sidomos disa reforma siç është reforma elektorale, për rregullat procedurale të parlamentit. E di që ka një diskutim për ngritjen e një komisioni në parlament, mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Kuptoj që mund të ketë lëvizje sa i përket miratimit të ligjeve me 3/5, kjo do ishte lëvizje shumë e mirë. Integrimi duhet konsideruar si mjet mjaft pozitiv dhe qëllim, kombëtar. Këtë do e përsëris dje sot dhe nesër”, u shpreh Sequi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›