E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel Konsesusi dhuarata me e mire. Vizat 2011 viti i monitorimit

Në kulmin e debatit politik për konkretizimin ose jo të hetimit të zgjedhjeve të qershorit 2009, Pierre Mirel bën apel për konsensus. Thirrja e përsëritur e drejtorit të Ballkanit Perndimor pranë Komisionit Europian,një ndër negociatorët për zgjidhjen e krizës në 20 maj tek Krokodil, vjen për liderët e Tiranës, në një intevistë për Alsat, në formën e urimit të fundvitit.

"Pres tani që jemi në fundvit. Ne fund të vitit njerezit bëjnë gjithnjë thirrje për harmoni. Shpresoj që politika juaj të gjejë harmoninë, në mënyrë që të na jape mua dhe ndërkombetarëve të tjerë mundësi për të vizituar Shqipërinë", thotë Mirel.

Një tjetër porosi e Mirel, për politikën dhe tërë shqiptarët, është kujdesi me afatet e levizjes së lirë. Ai njofton se 2011-ta do të jetë viti vendimtar, dhe më rreptësisht i monitoruar. "Vendimi ka qenë relativiasht i vështirë për tu marrë, pasi ka pasur abuzime me sistemin nga vende të tjera. E rëndësishme është të respektohen kushtet. 2011 është vit vendimtar. Askush brenda vitit 2011, por dhe nuk duhet t’i shkelë ato. Sigurisht prova dhe monitorimi do të vazhdojë edhe përtej vitit të ardhshëm. Përditë. Kushtet duhen respektuar", tha ai.

Zyrtari i Brukselit ishte në Tiranë fillim të nëntorit për ti dorëzuar kryeministrit opinionin për statusin e vendit kandidat. Krahas dokumentit ai la për liderët e Tiranës, dhe 12 porositë për përgjigje pozitive për statusin kandidat vitin e ardhshëm.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›