E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja ne piken kufitare te Qafe-Thanes

Normalitet në pikën kufitare të Qafëthanës. Moti me reshje bore dhe ngrica, nuk ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve dhe të njerëzve në të dy anët e kufirit. Punonjësit e pikës kufitare dhe të doganës mbeten në kontroll të plotë të hyrje-daljeve drejt Maqedonisë dhe nuk ka patur asnjë anomali. Kontrollet për personat që kalojnë apo edhe për mjetet e transportit, mbeten prioritet i vazhdueshëm dhe me rendiment, falë edhe sistemit të kompjuterizimit si në pikën e kalimit kufitar, ashtu edhe në doganë.

Kjo e fundit në fakt ka shënuar më shumë importe të mallrave për palën shqiptare, sesa eksporte. Nuk shënohet ndonjë fluks i kalimit të qytetarëve në të dy anët e kufirit në prag të festave të fundvitit dhe numri i personave që hyjnë apo dalin nga pika kufitare, mbetet në kufijtë normalë, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pritet që, me rastin e festave, fluksi i njerëzve dhe mallrave të rritet.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›