E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes mungon energjia elektrike. Bllokohet aplikimi per pasaporta

Edhe pse interesimi i qytetarëve është rritur ndjeshëm për pajisjen me pasaporta biometrike dhe karta identiteti në qytetin e Kuksit ky proces ka shumë probleme për shkak të energjisë elektrike . edhe pse banorët presin me orë dhe ditë të tëra në të vetmen pikë aplikimi që ka qyteti ndërprerjet e gjata të energjisë kanë bërë që një pjesë e tyre të kthehen mbrapsht.

Madje edhe kur energjia kthehet tensioni është i ulët dhe aparaturat nuk funksionojnë. Punonjësit e zyrës së aplikimit kanë kërkuar furnizim prioritar ose qoftë edhe njoftimin për oraret e ndërprerjes së energjisë nga kompania furnizuese por asnjëra nga këto kërkesa nuk është realizuar duke cuar drejt dështimit procesin e pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike dhe karta identiteti.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›