E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakultetet e dyta, UT publikon kuotat e pranimit për 22 degët



Jonida Tashi

Detajohen 144 kuotat e miratuara të pranimit për fakultet të dytë në Universitetin e Tiranës. Ditën e djeshme ky universitet ka publikuar zyrtarisht se sa do të jetë numri i kandidatëve që do të pranohen në secilën prej 22 degëve që mund të ndiqen si fakultet i dytë në Universitetin e Tiranës (UT). Kështu, megjithëse aplikimet për fakultet të dytë pranë UT-së kanë përfunduar, vetëm para pak ditësh kanë mbërritur kuotat e miratuara nga qeveria. Për rrjedhojë, fakultetet kanë bërë vetëm pranimin e dosjeve të aplikimit, ndërsa tani do të nisin përzgjedhjen e kandidatëve fitues, për të vijuar më pas me regjistrimin e tyre sipas kuotave të vendosura për çdo degë.
Kuotat
Për vitin e ri akademik, qeveria ka vënë në dispozicion 300 kuota pranimi për programin e dytë të studimit, të cilat janë përcaktuar në varësi të kapaciteteve të fakulteteve. Të drejtën për të ndjekur një program të dytë studimi e kanë të gjithë individët që kanë përfunduar një program studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer. Në statutet e institucioneve të arsimit të lartë përcaktohen kriteret që duhet të plotësohen për t’u pranuar në një program të dytë studimi. Kështu, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të.
Tarifat
Qeveria ka përcaktuar edhe tarifat e studimit, që duhet të paguajnë gjatë vitit të ri akademik, të interesuarit për të vazhduar një fakultet të dytë. Bëhet fjalë për taksa të shtrenjta studimi, që fillojnë nga më e larta 270 mijë lekë e deri tek më e ulëta 50 mijë. Si gjithmonë, ndjekja e një fakulteti të dytë do të kushtojë më shtrenjtë në universitetet e kryeqytetit. Konkretisht në Universitetin e Tiranës, studimet për fakultet të dytë do të variojnë nga 50 mijë deri në 270 mijë lekë. Sakaq, fakulteti më i “shtrenjtë” për program të dytë studimi në këtë universitet do të jetë ai i Mjekësisë, i pasuar nga Infermieria.

Kreditet për program të dytë studimi
Të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike. Kur një programi studimi të ciklit të parë i vlerësohen të pranueshme jo më pak se 120 kredite, struktura akademike përgjegjëse përcakton disiplinat në të cilët studenti duhet të bëjë plotësimet e krediteve të mangëta (debiteve të formimit). Në çdo rast, numri maksimal i krediteve të mangëta për t’u plotësuar nuk duhet të kalojë 60 kreditet. Mund të njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në programet master i nivelit të parë, por jo më shumë se 12-15 kredite. Nuk njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në çfarëdo program studimi të ciklit të parë.

Universiteti i Tiranës, kuotat e miratuara për fakultetet të dytë
Dega Kuotat
Anglisht 10
Italisht 4
Gjuha spanjolle 4
Gjermanisht 4
Matematikë 9
Fizikë 9
Biologji 8
Kimi 8
Informatikë 7
Punë Sociale 3
Filozofi 4
Sociologji 3
Psikologji 3
Shkenca Politike 3
Drejtësi 7
Mjekësi 3
Stomatologji 3
Farmaci 3
Infermieri e Përgjithshme 10
Teknik i Lartë Laboratori 3
Fizioterapi 3
Ekonomiks 3
Totali 114

Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 65 000
Fizikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
Fakulteti i Mjekësisë
Për të gjitha programet e studimit 270 000
Fakulteti Histori-Filologji
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
Fakulteti i Shkencave Sociale
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Infermierisë
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Teknikë e lartë laboratori 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 110 000

Tarifat e shkollimit për programet e dyta të studimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve, viti akademik 2009-2010

Programet e studimit Tarifa

Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Arkitekturë 160 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 120 000
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Për të gjitha programet e studimit 120 000
Fakulteti i Gjeologji-Miniera
Inxhinieri gjeoinformatike 120 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Për të gjitha programet e studimit 100 000

Universiteti Bujqësor i Tiranës
Fakulteti i Veterinarisë
Mjekësi Veterinare 120 000
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Universiteti i Gjirokastrës
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Kontabilitet-Financë 65 000
Administrim Publik 65 000
Turizëm 65 000
Histori-Gjeografi 70 000
Gjuhë-Letërsi 70 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 80 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Bio-Kimi 80 000
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 60 000
Infermieri 100 000

Universiteti i Vlorës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Matematikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Edukimit
Për të gjitha programet e studimit 60 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë
Juridik 50 000
Departamenti i Infermierisë
Infermieri e Përgjithshme 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 65 000

Universiteti i Korçës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Mësuesisë
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 65 000
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Gjuhë-Letërsi 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Bujqësisë
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Infermier i përgjithshëm 150 000
Mami 130 000

Universiteti i Elbasanit
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Matematikë-Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët parashkollor 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Humane
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000

Universiteti i Shkodrës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Edukim Fizik dhe Sporte 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 60 000
Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 82 000

Universiteti i Durrësit
Fakulteti i Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000

Fëmijët talasemik, punonjësit e Vodafone Albania dhurojnë gjak
Në përhapje të mesazhit për rëndësinë e dhurimit të gjakut,
rreth 50 punonjës të Vodafone Albania janë mblidhur dje në ambientet e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të dhuruar gjak si një gjest i thjeshtë njerëzor që do të shpëtojë dhjetëra jetë të bashkëqytetarëve tanë që vuajnë prej sëmundjesh të gjakut. Punonjësit e Vodafone janë pjesëmarrës për të pestën herë në fushata të dhurimit të gjakut, duke provuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të përhapur mesazhin e rëndësishëm të dhurimit të gjakut. Gjatë evenimentit të djeshëm është nënvizuar rëndësia e dhurimit të gjakut e lidhur me nevojën për gjak që kanë shumë njerëz në të katër anët e vendit dhe sidomos fëmijët që vuajnë nga talasemia. Vlerësohet se një numër prej rreth 500 fëmijësh nga gjithë Shqipëria vuajnë prej sëmundjes së talasemisë dhe varen prej gjakut të dhuruar për të jetuar si gjithë fëmijët e tjerë, për të luajtur, për të vajtur në shkollë, dhe për të qenë pranë të dashurve të tyre.

12 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›