Abonentët në programet “Consumer” përfitojnë bonus nga AMC-ja
Abonentët AMC të programeve “Consumer” përfitojnë më shumë minuta bisedë bonus. Të gjithë abonentët ekzistues dhe të rinj të programeve AMC Consumer 50, 100, 200 dhe 500 përfitojnë deri 3 herë më tepër minuta bisedë bonus. Bonusi përfitohet çdo muaj dhe mund të përdoret drejt të gjithë numrave brenda vendit. Burimet zyrtare të kompanisë bëjnë të ditur se programet “Consumer” të AMC-së u përshtaten nevojave të profesionistëve të rinj, sipërmarrësve dhe të vetëpunësuarve në Shqipëri. Këta mund të zgjedhin midis programeve “Consumer”, në përputhje me nevojat e tyre për komunikim. Abonentët Consumer 50, 100, 200 dhe 500 përfitojnë përkatësisht 50 minuta, 100 minuta, 200 minuta dhe 500 minuta kohë bisede drejt rrjeteve kombëtare, që janë të përfshira në konsumin e tyre mujor. Abonentët Consumer gëzojnë çdo shërbim që ofron AMC, si dhe ulje tarifash dhe bonuse. “Këto programe janë pjesë e politikës me abonentin në qendër, të cilën AMC-ja e ka zbatuar që në fillimet e veprimtarisë së vet”, - thotë njoftimi zyrtar i kompanisë celulare rreth ofertës më të fundit që ka hedhur në treg për abonentë të saj.
12 Nentor 2009