Fakultetet e dyta, zbardhen tarifat e studimit për të gjitha degët
Jonida Tashi
Zbardhen tarifat e miratuara të studimit, që duhet të paguajnë gjatë vitit të ri akademik, të interesuarit për të vazhduar një fakultet të dytë. Bëhet fjalë për taksa studimi, që fillojnë nga më e larta 270 mijë lekë e deri tek më e ulëta 50 mijë. Si gjithmonë, ndjekja e një fakulteti të dytë do të kushtojë më shtrenjtë në universitetet e kryeqytetit. Për vitin akademik 2009-2010, qeveria ka vënë në dispozicion vetëm 300 kuota pranimi për fakultet të dytë, nga 500 të tilla që kanë qenë vitin e kaluar.
Përzgjedhja
Procesi i aplikimit për të vijuar një fakultet të dytë tashmë është mbyllur dhe fakultetet kanë nisur punën për zgjedhjen e kandidatëve fitues. Për këtë arsye, pranë njësive bazë përgjegjëse të universiteteve për çdo program studimi të ciklit të dytë, me kohë të plotë të janë ngritur komisionet “Ad-hoc”, për përzgjedhjen e kandidatëve fitues në përputhje me kriteret e pranimit të vendosura dhe të shpallura publikisht nga këto institucione. Komisionet “Ad-hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, do të përcaktojnë mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara për të gjithë ata kandidatë që vijnë nga programe studimi të ngjashme, të ciklit të parë. Burime nga fakultetet që ofrojnë një program të dytë studimi bëjnë të ditur se më shumë prioritet për të fituar një fakultet të dytë do të kenë ata kandidatë që kanë zgjedhur një degë të ngjashme me atë të diplomës së parë. Por, një kriter tjetër me mjaft peshë për t’u përzgjedhur si fitues do të jetë edhe mesatarja e notave që kandidati ka pasur në fakultetin e mëparshëm, e cila preferohet të jetë mbi tetë. Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, komisionet do të publikojnë nga fundi i muajit tetor listat e emrave fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, si dhe të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga kandidatët. Pritet që këto studime të nisin në datën 10 nëntor.
Kuotat
Për vitin e ri akademik, qeveria ka vënë në dispozicion 300 kuota pranimi për programin e dytë të studimit, të cilat janë përcaktuar në varësi të kapaciteteve të fakulteteve. Aktualisht, këto kuota po shqyrtohen nga specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe pritet që së shpejti të merret dhe vendimi për shpërndarjen e tyre në fakultetet që e ofrojnë këtë të drejtë studimi. Të drejtën për të ndjekur një program të dytë studimi e kanë të gjithë individët që kanë përfunduar një program studimi. Në këtë rast, kandidatët përballojnë koston e plotë të studimeve. Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer. Në statutet e institucioneve të arsimit të lartë përcaktohen kriteret që duhet të plotësohen për t’u pranuar në një program të dytë studimi. Kështu, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është dy vite akademike. Kur një programi studimi të ciklit të parë i vlerësohen të pranueshme jo më pak se 120 kredite, struktura akademike përgjegjëse përcakton disiplinat në të cilët studenti duhet të bëjë plotësimet e krediteve të mangëta (debiteve të formimit). Në çdo rast, numri maksimal i krediteve të mangëta për t’u plotësuar nuk duhet të kalojë 60 kreditet. Mund të njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në programet master i nivelit të parë, por jo më shumë se 12-15 kredite. Nuk njihen si kredite të realizuara për një program studimi të ciklit të dytë, kredite të fituara në çfarëdo program studimi të ciklit të parë.
Teksti i Historisë
Reagon MASH-i: “Teksti është miratuar nga Komisioni i Vlerësimit”
Ministria e Arsimit ka reaguar për herë të parë për çështjen e tekstit të Historisë së klasës së XII, që sipas Partisë Socialiste, jep fakte të pavërteta për periudhën e tranzicionit. Sipas zëvendësministrit të Arsimit, Halit Shamata, teksti i Historisë është vlerësuar nga një komision i përbërë nga 8 anëtarë, mes të cilëve ka pasur edhe mësues Historie. Sipas këtyre të fundit, libri i Historisë do të trajtohet në mënyrë historike dhe nuk do të ketë ngjyrime politike. Mësues të lëndës së Historisë në gjimnazin “Partizani” në kryeqytet, Monika Xhaxhiu dhe Enkelejda Mulaj, pohojnë se ky tekst është miratuar nga Ministria e Arsimit, dhe shkolla e ka përzgjedhur si tekst
të përshtatshëm për nxënësit e saj. Mësueset mendojnë se perceptimi i nxënësve për ngjarjet e pas viteve ‘90, nuk krijohet vetëm nga tekstet shkollore, por dhe nga mediat, interneti dhe opinioni i gjerë. Libri i historisë për klasat e XII, ka një kapitull të veçantë, në të cilin përshkruhen ngjarjet e viteve ‘97, programet e partive kryesore politike, qeverisja e tyre, por dhe ngjarjet më të fundit si shpërthimi i Gërdecit, dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. MASH-i deklaron se reforma e liberalizimit të teksteve shkollore ndaj tregut të botimit dhe të shpërndarjes ka sjellë impaktin e pritshëm të cilësisë së tekstologjisë shkollore, pasi ka bërë të mundur që mësuesit e shkollave të bëhen pjesë e vendimmarrjes arsimore, me përzgjedhjen e teksteve alternative të miratuara nga MASH.
Tarifat e shkollimit për programet e dyta të studimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve, viti akademik 2009-2010
Programet e studimit Tarifa
Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Arkitekturë 160 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 120 000
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Për të gjitha programet e studimit 120 000
Fakulteti i Gjeologji-Miniera
Inxhinieri gjeoinformatike 120 000
Për të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Për të gjitha programet e studimit 100 000
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Fakulteti i Veterinarisë
Mjekësi Veterinare 120 000
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 65 000
Fizikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 100 000
Fakulteti i Mjekësisë
Për të gjitha programet e studimit 270 000
Fakulteti Histori-Filologji
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
Fakulteti i Shkencave Sociale
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Infermierisë
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Teknikë e lartë laboratori 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 110 000
Universiteti i Gjirokastrës
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Kontabilitet-Financë 65 000
Administrim Publik 65 000
Turizëm 65 000
Histori-Gjeografi 70 000
Gjuhë-Letërsi 70 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 80 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Bio-Kimi 80 000
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 60 000
Infermieri 100 000
Universiteti i Vlorës
Fakulteti i Shkencave Teknike
Matematikë 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Edukimit
Për të gjitha programet e studimit 60 000
Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë
Juridik 50 000
Departamenti i Infermierisë
Infermieri e Përgjithshme 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 65 000
Universiteti i Korçës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Mësuesisë
Matematikë-Fizikë 60 000
Matematikë-Informatikë 65 000
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Gjuhë-Letërsi 65 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Bujqësisë
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Infermier i përgjithshëm 150 000
Mami 130 000
Universiteti i Elbasanit
Fakulteti i Shkencave Natyrore
Matematikë-Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët parashkollor 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Humane
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Universiteti i Shkodrës
Fakulteti i Ekonomisë
Për të gjitha programet e studimit 65 000
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 50 000
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Cikli i Ulët Parashkollor 60 000
Edukim Fizik dhe Sporte 150 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 60 000
Fizikë 60 000
Infermieri e përgjithshme 150 000
Mami 130 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Për të gjitha programet e studimit 82 000
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 82 000
Universiteti i Durrësit
Fakulteti i Edukimit
Cikli i Ulët 60 000
Të gjitha programet e tjera të studimit 82 000
24 Shtator 2009