Fakulteti i Drejtësisë, mësimi shtyhet pa afat
Qindra studentë të Fakultetit të Juridikut dhe të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin, deri në një afat të pacaktuar, pasi godina, ku ata zhvillojnë leksionet, nuk është e sigurt për jetët e tyre. Vetëm pak kohë pas rikonstruksionit të plotë të godinës u shfaq një çarje e themeleve të saj, e cila ka përparuar, duke nxjerrë krejtësisht jashtë funksionimit përdorimin e auditorit numër një për studentët që frekuentojnë këtë fakultet. Por, ndonëse kjo histori e rrezikshme për jetët e studentëve dhe të stafit akademik ka nisur që një vit më parë, ajo ende zgjatet e pazgjidhur, duke thelluar të çarën e mureve të godinës.
Kancelari i Fakultetit Juridik tha se aktualisht po pritet raporti teknik i inxhinierëve, të cilët do të përcaktojnë nëse kjo godinë është e sigurt ose jo.
"Presim një vlerësim të ekspertëve për të dhënë një garanci ose mos garanci për godinën dhe deri atëherë shtyhet procesi mësimor", tha kancelari Ardian Gjoni. Ndërkohë që, ai ka sqaruar më tej se nuk ka një afat të përcaktuar se kur do të rinisë mësimi.
Drejtuesit e këtij fakulteti, së bashku me Rektoratin e Universitetit të Riranës kanë vënë në dijeni për këtë çështje edhe institucionin e Kryeministrit, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, për sistemimin në një godinë tjetër të të gjithë studentëve të Fakultetit të Drejtësisë.
Një kërkesë e tillë u artikulua edhe një vit më parë në përfundim të vitit akademik, por deri tani nuk është dhënë asnjë zgjidhje finale për këtë shqetësim, por vetëm premtime të pa mbajtura.
Nga ana tjetër janë vetë studentët me në krye përfaqësuesit e tyre të qeverisë studentore që kanë refuzuar në mënyrë kategorike rikthimin në auditorë, pa qenë më parë të sigurt për jetën e tyre dhe zhvillimin normal të mësimit.