E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan:Liberalizim të tregut energjetik

Ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan, kërkoi dje që "dimensioni social i komunitetit energjetik të vendoset në nivele më të larta". Këtë deklaratë ambasadori Lohan e bëri në Forumin e parë të Komunitetit të Energjisë, i cili zhvilloi dje punimet në Tiranë. Punimet e forumit i përshëndeti dhe Kryeministri Sali Berisha. Të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve të rajonit. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve të pranishme në këtë forum, ambasadori Lohan u shpreh se "ajo që do të arrihet në këtë drejtim do t‘i lejojë vendet tuaja që të progresojnë më tej në rrugën drejt BE". Sipas tij, "traktati i komunitetit energjetik garanton liberalizimin e tregjeve energjetike në linjë me standardet evropiane".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›