Fakulteti i Gjuhëve të Huaja shpall konkursin për shtatë pedagogë
Universiteti i Tiranës shpall konkurset për shtatë vende pune, për personel akademik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Përkatësisht në Departamentin e Gjuhës Frënge kërkohet të punësohen dy pedagogë; Në Departamentin e Gjuhës Italiane një pedagog; Në Departamentin e Gjuhës Angleze, për filialin e UT-së në qytetin e Sarandës dy pedagogë, kurse në filialin e UT-së në qytetin e Kukësit dy pedagogë. Kandidati për vendet e punës për personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe në Departamentin e Gjuhës Italiane, duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme: Të jetë diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë frënge/italiane ose në ndonjë universitet jashtë vendit në fushën e studimit për gjuhën frënge/italiane; Të ketë diplomën “Master të nivelit të dytë” në fushën e Gjuhësisë me mesatare mbi 9 dhe të jetë vlerësuar në punimin e Mikrotezës “Shumë Mirë”; Të njohë me dëshmi një gjuhë të dytë të huaj perëndimore; Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere preferenciale: Preferohet të jetë me gradë ose me titull shkencor; Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie në shkollat e larta; Preferohet të ketë botime në fushën e Gjuhësisë (gjuhësi teksti, komunikim, përkthim, leksikografi, didaktikë) si artikuj, përkthime, fjalorë etj; Preferohet të ketë marrë pjesë në konferenca dhe seminare shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare; Preferohet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi. Kandidati për vendet e punës për personel akademik në Departamentin e Gjuhës Angleze për filialin e UT-së në qytetin e Sarandës dhe për filialin e UT-së në qytetin e Kukësit, duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme: Të jetë diplomuar në Universitetin e Tiranës ose në ndonjë universitet brenda vendit apo të huaj në fushën e studimit për gjuhën angleze; Të ketë diplomën “Master të nivelit të dytë” ose diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë me mesatare të lartë; Të njohë me dëshmi një gjuhë të dytë të huaj perëndimore; Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. Kandidati për këto vende pune duhet të plotësojë këto kritere preferenciale: Preferohet të jetë me gradë ose me titull shkencor; Preferohet të ketë përvojë në mësimdhënie në shkollat e larta; Preferohet të ketë aktivitet botues; Preferohet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
Dokumentet që duhet të dorëzohen
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, këto dokumente:
Kërkesë me shkrim
CV
Kopje të diplomës universitare (e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent
Listën e notave (fotokopje e noterizuar)
Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve shkencor (fotokopje e noterizuar)
Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, seminare, etj.
Dëshmi të njohjes të një gjuhe të dytë të huaj perëndimore (të noterizuar)
Dëshmi penaliteti
Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revistave etj.
Dy rekomandime nga pedagogët e departamentit ku ka kryer studimet
Dokumentet pranohen nga data 15.06.2009-29.06.2009.
Vendet e lira të punës
Në Departamentin e Gjuhës Frënge 2 vende pune
Në Departamentin e Gjuhës Italiane 1 vend pune
Në Departamentin e Gjuhës Angleze:
Për filialin e UT-së në qytetin e Sarandës 2 vende pune
Për filialin e UT-së në qytetin e Kukësit 2 vende pune
11 Qershor 2009