Viti i ri akademik, Universiteti Bujqësor propozon 2570 kuota për pranimet e reja
700 kuota pranimi janë përcaktuar për studimet me kohë të pjesshme. Zbardhen tarifat e shkollimit për studimet me kohë të plotë dhe të pjesshme
Jonida Tashi
Universiteti Bujqësor i Tiranës do të pres në tetor 2570 studentë të rinj. Degët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit do të kenë numrin më të lartë të kuotave të pranimit në Universitetin Bujqësor, pasi për të tria degët e këtij fakulteti janë propozuar nga 150 kuota pranimi për secilën prej tyre. Por megjithëse kuotat e pranimit do të jenë më të larta për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznseit, më shumë studentë gjatë vitit të ardhshëm akademik do të pranohen në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, për arsye se ky fakultet ofron më shumë degë studimi (shtatë programe studimit), karshi fakulteteve të tjera të Bujqësorit. Sipas propozimeve të bëra nga drejtuesit e Universitetit Bujqësor, në total, kuotat e pranimit për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit janë 650, të cilat janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në gjashtë degë me nga 100 pranime, kurse vetëm për degën Agromekanizëm janë propozuar 50 kuota.
Studimet e pjesshme
Në vitin akademik 2009-2010, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), do të çelë studimet edhe për sistemin me kohë të pjesshme. UBT-ja i ka propozuar Ministrisë së Arsimit, që në këtë sistem studimi, në vitin e ri akademik të pranohen 700 studentë, nga të cilat pjesën më të madhe të tyre do t’i ketë sërish Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, si edhe ai i Bujqësisë dhe Mjedisit. Regjistrimi në sistemin e studimeve me kohë të pjesshme do të nisë në muajin nëntor, fill pas përfundimit të fazave të pranimit në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Përzgjedhja e fituesve për studimet e pjesshme do të bëhet nga një grup i posaçëm, i ngritur në fakultetet përkatëse, ku kriter bazë për përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë mesatarja e shkollës së mesme ku ata kanë përfunduar, si edhe kuotat e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa për kategoritë e tjera të individëve që dëshirojnë të ndjekin sistemin e pjesshëm të studimeve janë përcaktuar kushte të tjera pranimi. Kështu, kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet me kohë të pjesshme, në një program të dytë studimi, do ta fitojnë këtë të drejtë sipas kritereve të përcaktuara nga vetë universitetet ku ata kërkojnë të studiojnë.
Tarifat e studimit
Studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës pritet të kushtojnë njëlloj sa një vit më parë. Drejtuesit e këtij universiteti i kanë propozuar Ministrisë së Arsimit të njëjtat tarifa studimi që studentët e Bujqësorit kanë paguar edhe gjatë këtij viti. Por, megjithë propozimin e bërë qw tw mos rriten tarifat e studimit, ekziston mundësia që ato të pësojnë ndryshime, pasi është Këshilli i Ministrave institucioni që jep verdiktin përfundimtar se sa duhet të kushtojnë studimet në universitete. Sipas propozimeve të bëra nga drejtuesit e Bujqësorit, vihet re se studimet me kohë të plotë nuk do t’i rëndojnë shumë xhepat e studentëve, që do të ulen vitin e ardhshëm akademik në auditorët e këtij universiteti. Studimet me kohë të plotë në pesë fakultetet e Bujqësorit do të kushtojnë nga 15-20 mijë lekë. Konkretisht, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Fakultetin e Shkencave Pyjore dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, studimet pritet të kushtojnë 20 mijë lekë për çdo degë të tyre. Kurse në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit si dhe në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, tarifat e propozuara të studimit janë 15 mijë për secilën degë. Më të shtrenjta në Universitetin Bujqësor pritet të jenë studimet me kohë të pjesshme, tarifat për të cilat variojnë sipas degëve nga 50-60 mijë lekë.
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Tarifat për studimet me kohë të plotë
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Menaxhim Agrobiznesi 20 000 lekë
Ekonomi dhe Politikë Agrare 20 000 lekë
Financë-Kontabilitet 20 000 lekë
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Mbrojtje bimësh 15 000 lekë
Hortikulturë 15 000 lekë
Prodhim Bimor 15 000 lekë
Zootekni dhe biznes blegtoral 15 000 lekë
Akuakulturë dhe Menaxhim peshkimi 15 000 lekë
Agromjedis dhe Ekologji 15 000 lekë
Agromekanizim 15 000 lekë
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Teknologji agroushqimore 15 000 lekë
Vreshtari dhe enologji 15 000 lekë
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Mbarështim Pyjesh 20 000 lekë
Inxhinieri Përpunim Druri 20 000 lekë
Fakulteti i Mjekësi Veterinare
Mjekësi Veterinare 20 000 lekë
Tarifat për studimet e pjesshme
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Menaxhim Agrobiznesi 52 000 lekë
Ekonomi dhe Politikë Agrare 52 000 lekë
Financë-Kontabilitet 62 400 lekë
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Mbrojtje bimësh 62 400 lekë
Hortikulturë 52 000 lekë
Prodhim Bimor 52 000 lekë
Zootekni dhe biznes blegtoral 52 000 lekë
Akuakulturë dhe Menaxhim peshkimi 52 000 lekë
Agromjedis dhe Ekologji 62 400 lekë
Agromekanizim 52 000 lekë

Teknologji agroushqimore 52 000 lekë
Vreshtari dhe enologji 52 000 lekë
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Mbarështim Pyjesh 52 000 lekë
Inxhinieri Përpunim Druri 62 400 lekë

11 Qershor 2009