E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakulteti i Mjekësisë, Kritere lehtësuese për provimet e vjeshtës



Ndryshojnë kriteret për t’u pranuar në provimet e vjeshtës për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilat do të zhvillohen nga 15-30 nëntor.

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka miratuar së fundmi vendimin për numrin e krediteve që duhet të kenë studentët, që të pranohen në provimet për vjeshtë, që të mos humbin vitin akademik.

Për studentët që duan të kalojnë nga viti i parë në të dytin, autoritetet drejtuese të fakultetit kanë kushtëzuar marrjen e jo më pak se 30 krediteve që të futen në provime, sipas sistemit të Bolonjës.

Studentët që kanë humbur disa provime në vitin e dytë dhe duan të kalojnë në vitin e tretë, nuk duhet të kenë më shumë se 7 lëndë për t’i dhënë riprovim. Ndërsa për studentët e viteve të treta dhe të katërta që duan të kalojnë në një vit më sipër, nuk mund të lejohen nëse janë mbetës në më shumë se 8 lëndë.

Burime të Fakultetit të Mjekësisë thanë se ky vendim është marrë për të lehtësuar studentët, të cilëve u rritet ngarkesa, në mënyrë të përshkallëzuar me kalimin e viteve akademike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›