E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo ,Bashkëpunim në shëndetësi me Maqedoninë



Ministrja e Shëndetësisë, znj. Anila Godo, në krye të një delegacioni nga Ministria e Shëndetësisë, zhvilloi një vizite zyrtare ne Republikën e Maqedonisë, me ftesë të homologut të saj, z. Bujar Osmani. Takimi u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve.

Qëllimi i kësaj vizite ishte marrëveshja që do të fillojë të shtrihet edhe në disa fusha të tjera, si në sigurimin ndërkufitar dhe transportimin e barnave, sektorin farmaceutik, mbrojtjen shëndetësore. Gjithashtu, një pikë e rëndësishme e marrëveshjes ishte bashkëpunimi në trajtimin e pacientëve me dializë në Strugë dhe Dibër të Maqedonisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Godo, u shpreh se “bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë mjaft pozitiv, sidomos në trajtimin e 20 pacientëve më hemodializë, kërkimin shkencor shkëmbimin e eksperiencave”.

Në këtë takim mes dy ministrave të Shëndetësisë u diskutua edhe për zgjerimin e fushave të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit, siç janë rritja e numrit të studentëve nga Maqedonia për studime në Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës,

rritja e numrit të pacientëve që trajtohen me hemodializë në Strugë dhe Dibër,

bashkëpunim të ngushtë në fushën e menaxhimit spitalor dhe përmirësim të financimit të spitaleve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›