Berisha:Bashkëpunim me opozitën për kodin

Ndërsa Partia Socialiste i ka mbyll derën LSI-së për të dialoguer për kodin zgjedhor, është Kryeministri Berisha ai që inkurajon këtë proces. Kryeministri Berisha ndërsa deklaroi se kodi zgjedhor do të votohet theksoi se dialogu mes Ramës dhe Metës nuk e lëndon procesin zgjedhor por përkundarzi i jep atij standarte më të larta zgjedhore. Kreu i ekzekutivit duke komentuar grevën e urisë të 10 deputetëve tha se nuk ka pasur asnjë interes në atë grevë madje ka mbajtur edhe përballjen e saj. Qeveria gjithashtu kërkon bashkëpunimin e opozitës për të votuar ligjin e prokurorisë në parlament. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës miratoi ligjin për organizimin dhe funksonimin e institucionit të Prokurorisë. Vetë kryeministri Berisha falenderoi institucionet qe u morën me hartimin dhe asistencën ndërkombëtare, ndërsa çmoi të domosdoshëm bashkëpunimin e opozitës për mënyrë që të nxjerrë amendimet e saj.