Zjarret në vend, Berisha: Dënime më të ashpra për zjarrëvënësit

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur për herë të parë kreut të opozitës, Edi Rama, për pyjet e djegura gjatë kësaj kohe. Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri ka ftuar liderin e opozitës që të mos luajë me zjarret, në kohën që po punohet për normalizmin e situatës.
“Janë djegur1690 hektarë pyje, 4 mijë hektarë kullota sepse vecanërisht në malet e jugut barinjtë përdorim këtë metod që të plerojnë me djegie kullotat dhe gjithashtu janë djegur edhe 600 hektarë shkurre. Qeveria ka ndjekur problematikën e zjarreve në mënyrë absolute. S`kemi viktima nga zjarret dhe janë bërë disa evakuime të pakta por gjer tani viktima nga zjarri s`kemi pasur.
Është për tu dhimbsur që opozita me një traditë unike në Europë në çdo fatkeqësi natyrore mendon se do nxjerrë kapital politk duke bërtitur. Po të vini re në asnjë nga deklaratat e kreut të PS-së nuk është bërë qoftë edhe njëherë thirrje për të denoncuar zjarrëvënësit, dhe për të mbështetur zjarrëfikësit” tha Berisha.
Pas shumë vitesh të njëhsuar në një lëndë, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të ndahen përfundimisht gjuha shqipe nga letërsia në shkollat e vendit.
"Korikula e gjuhës shqipe duhet të tranformohet. Gjyha shqipe duhet të shtrihet në të gjithë ciklin dhe në atë parashkollorë me elementë më fillestarë të saj. Kjo kërkon 1: shmangien e metodës klasike dhe kalimin i mësimit të saj me rrokëzim.
Ata të cilët qëndrojnë më lartë me mësimin e gjuhës së tyre ata kanë aplikuar metodën e rrogëzimit. Gjuha shqipe është lider dhe s`mund të futet në sqetullën e letërsisë dhe unë kërkoj ndarjen përfundimisht prej saj.Kurikulat e reja duhet të hyjnë në përdorim shumë shpejt dhe mësuesit duhet të rikulifikohen ” theksoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi edhe shqyrtimin e ligjit për dënimin e piromanëve. Sipas tij zjarrëvënia është një krim i rëndë mjedisor dhe duhet të trajtohet si i tillë.
Po ashtu në prag të fillimit të vitit të ri shkollor Berisha garantoi nxënësit dhe mësuesit se qeveria do të ketë si përparësi madhore arsimin, duke modernizuar shkollat, përmirësimin e kushteve të mësidhënies dhe siguroi rritjen e mëtejshme të rrogave për arsimtarët.
"Rreth 65 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në mbarë vendin. Në emër të qeverisë dua t`ju uroj të gjithë nxënësve të vendit një vit të mbarë dhe plot suksese. I garantoj nxënësi dhe mësuesit se për qeverinë arsimi mbetet çështja më serioze dhe më e rëndësishme. Shkollimi i fëmijëve tanë është dhe do jetë përparësi mbi çdo përparësi tjetër.
Progresi i prekshëm me gjithë problematikën që ekziston është arritur. Sot ka një trupë pedagogjikë të vendosur dhe përkushtuar për të konsoliduar më tej arsimimin e fëmijëve, shkollimin e tyre, rritjen të cilësisë së mësimdhënies. Garantoj arsimtarët në gjithë vendin se do bëjmë gjithçka për kushte sa më optimale dhe do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme rrogat e tyre ”përfundoi Berisha.