Tre ekipe të Superligës rrezikojnë të eliminohen
TIRANE-Kupa e Shqipërisë luan sot ndeshjet e kthimit të raundit të parë, teksa tre skuadra të Superligës rrezikojnë seriozisht eliminimin. Kështu, Shkumbinit i duhet të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë ndaj Butrintit, gjë që nuk duket edhe aq e lehtë. Ndërsa Besa duket thuajse e eliminuar nga Burreli, që para një jave fitoi 4-1 në fushën e vet. Në rrezik edhe Tomori, që u mund 2-1 në Velipojë nga Ada. Skënderbeu pritet të mos ketë probleme me Ilirinë, ndërsa sfidë e fortë mbetet dhe Apolonia-Elbasani.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)