Falcao nuk është në shitje

Atletico Madrid ka ritheksuar se sulmuesi Radamel Falcao nuk është në shitje.
Ylli kolumbian është shndërruar në njërin prej futbollistëve më të kërkuar në treg pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në sezonin e kaluar për Atleticon. Chelsea, Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid thuhet se janë të interesuara për Falcaon.
Por, drejtori sportiv i Atleticos, Jose Luis Caminero, tha për AS: “Falcao do të mbetet në Atletico Madrid dhe mohoj çdo lloj spekulimi rreth largimit të tij. Ai do të mbetet me ne për sezonin e ardhshëm”.
Caminero ka pranuar se mund të ketë lëvizje në treg në Vicente Valderon, por insiston se “kjo nuk do të ndikojë në situatën e Falcaos”.