E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni s’ka nevojë për Dzekon

Pas spekulimeve rreth interesimit të Bayern Munichut për sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzekon, ish trajneri i gjigantit bavarez Ottmar Hitzfeld beson se gjiganti nga Bundesliga nuk ka nevojë për një sulmues të ri.

“Dzeko? Mendoj se Bayern ka mjaft sulmues me ardhjen e Pizarros dhe qëndrimin e Petersenit”, tha Hitzfeld për TZ.

“Nuk ka nevojë të transferojë një tjetër sulmues. Kjo, përderisa trajneri vendos të ndërrojë formacionin duke startuar me dy qendërsulmues”, përfundoi ai.

Trajneri Jupp Heynckess gjatë sezonit të kaluar luajti në formacionin 4-2-3-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›