E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtësi Roque vdiq nga kanceri

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Miki Roque ka vdekur në Barcelonë në moshën 23 vjeç, pas betejës kundër kancerit.

Roque, futbollist i Real Betisit, ishte në Liverpool nga 2005-2009 dhe fitoi FA Youth Cup më 2006 para transferimit në klubin spanjoll. Ai bëri një paraqitje me ekipin e parë kundër Galatasarayt në Ligën e Kampionëve në dhjetor 2006.

Roque ishte edhe i huazuar në Oldham në fund të 2006-07. Ai po ashtu ishte anëtar i skuadrave tjera spanjolle Xerez dhe Cartagena para qëndrimit të përhershëm në Betis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›