E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao, numri 9 më i mirë në botë

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi ka përshkruar Radamel Falcaon si “numri 9 më i mirë në botë” dhe theksoi se sulmuesi mund të realizoj të gjitha synimet e tij pa pasur nevojë të largohet nga klubi.

Falcao, 26 vjeç, vlerësohet në 60 milionë funte dhe spekulohet se kërkohet nga Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City.

Kurse, Gabi ka theksuar se Falcao nuk ka nevojë të largohet nga Vicente Calderon dhe shtoi: “Ai është numri 9 më i mirë në botë dhe të gjithë duan ta transferojnë. Ai është shumë ambicioz dhe e di se mund ti arrijë të gjitha këtu. Radamel është shumë i lumtur të mbetet me ne”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›