Ferra: Dinamo duhej të kishte fituar në Gramsh
Autori i golit të barazimit në transfertën e së shtunës, Endrit Ferra, pohon se ishin mundësitë për tu kthyer me 3 pikë nga transferta e javës së dytë
Dinamo e ka marrë pikën e parë për këtë kampionat në fushën e vështirë të Gramshit, ndërkohë që javën e parë ishte mundur befasisht në kryeqytet nga Mamurrasi. Kthesa duket se është bërë dhe pritet që në vazhdim blutë e kryeqytetit të futen menjëherë në shinat e pretendimeve për kthimin në Superligë.
Kuptohet që do të jetë e vështirë, sepse kampionati i Kategorisë së Parë është mjaft i ashpër, sidomos në disa fusha, ku vendësit nuk falin dhe e kërkojnë fitoren me çdo mënyrë. Megjithatë, futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës kryeqytetase shpresojnë se do tia dalin në fund të kampionatit.
Endrit Ferra Sulmuesi i ardhur nga Tirana, Endrit Ferra, i cili realizoi golin e barazimit në Gramsh, ndjen keqardhje për faktin se Dinamo nuk arriti të fitonte në atë ndeshje. Kuptohet që goli më gëzon, por është një gëzim përgjysmë, sepse skuadra nuk e arriti objektivin për atë ndeshje, që ishte fitorja.
Më vjen shumë keq për këtë fakt, sepse ishin mundësitë. Edhe pse e dinim që ishte një transfertë shumë e vështirë, ishim përgatitur për të marrë fitoren e parë të kampionatit, aq më tepër pas hapit të gabuar me Mamurrasin në fushën tonë. Mendoj se luajtëm mirë dhe barazimi mund të konsiderohet deri diku pozitiv, por e ritheksoj se duhej të kishim fituar.
Dinamo ka si objektivi kthimin në Superligë dhe duhet të gjejmë sa më parë fitoren, në mënyrë që të çlirohemi psikologjikisht dhe më pas të ecim me ritmin e duhur drejt kreut të renditjes. Duhet të punojmë fort që ta çojmë Dinamon aty ku i takon, pasi është një emër i madh i futbollit shqiptar. Nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë, – ka thënë mes të tjerash për Sportin shqiptar sulmuesi i bluve, Ferra.
Himara Ndeshja e radhës për blutë është aji me Himarën në kryeqytet, ku duhen marrë patjetër 3 pikët. Në letër mund të duket një ndeshje e lehtë, por blutë u dogjën javën e parë dhe e kanë marrë shumë seriozisht sfidën e javës së tretë. Llogaritë janë bërë vetëm për fitoren, sepse çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për Dinamon.
