Falcao zbulon sekrete

Sulmuesi në formë, Radamel Falcao ka shpjeguar pse ai dhe skuadra e tij Atletico Madrid kanë qenë aq të suksesshëm në Europa League.
Kolumbiani, i cili së fundmi realizoi het-trik në fitoren 4-1 ndaj Chelseat në Superkupën e Evropës, ka komentuar suksesin e skuadrës në edicionin e kaluar të Europa League.
“Ambicia dhe uria për fitore, dëshira për të luajtur rol të rëndësishëm në këtë garë, të gjitha këto kanë qenë prezent te unë dhe Atletico Madridi e në fund rezultuan me triumf. Mundohem t’i ndihmoj ekipit në mënyrën më të mirë që mundem dhe ku ka mënyrë më të mirë se shënimi i golave”, u shpreh ‘El Tigre’ për UEFA.com.