Herët për titull

Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski beson se është “shumë herët” për të parashikuar nëse ekipi mund të luftojë për titull në Premierligë këtë sezon.
Podolski ishte sërish në mesin e golashënuesve në fitoren e Arsenalit në udhëtim te Montpellier 2:1 në kuadër të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, reprezentuesi gjerman nuk ngutet për të deklaruar ambiciet e skuadrës.
“Ne kemi zhvilluar vetëm disa ndeshje, andaj është ende herët të flasim për titull. Kur fitoni një ndeshje, nuk bëheni kampion njësoj sikurse kur humbni një takim, prapë nuk jeni kampion”, deklaroi Podolski për ueb faqen zyrtare të Arsenalit.