E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falë video-xhirimit, anulohet goli

Përsëritjet televizive kanë ndihmuar që të anulohet goli, në ndeshjen Internacional-Palmeiras, në kampionatin brazilian.

Gjithçka lindi kur Hernan Barvos i mysafirëve shënoi me dorë dhe gjyqtarët nuk e panë.

Mirëpo, një reporter televiziv e informoi delegatin e ndeshjes pasi e pa përsëritjen e aksionit dhe më pas delegati bisedoi me gjyqtarin e katërt dhe kjo rezultoi me anulimin e golit.

Palmeiras u ankua, pasi që teknologjia në fushë ende nuk është lejuar nga FIFA dhe ndeshja nuk është regjistruar ende në Federatën Braziliane të Futbollit, edhe pse në fund fitorja me rezultat 2:1 i takoi Internacionalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›