E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kritikon zgjedhjet në Ukrainë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shtuar zërin e saj në korin e vëzhguesve ndërkombëtarë që kritikojnë zgjedhjet parlamentare të së dielës në Ukrainë.

Clinton i quajti zgjedhjet një hap mbrapa për demokracinë në Ukrainës.

Rezultatet zyrtare tregojnë partinë në pushtet të Presidentit Viktor Janukovic që ruan shumicën e saj në parlament.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thonë se partia e presidentit përdori fonde shtetërore, për të financuar fushatën e saj në mënyrë të paligjshme dhe për të kontrolluar rrjedhjen e informacionit.

Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, ka hedhur poshtë këto kritika, duke cituar atë që ai e përshkroi si "vlerësime pozitive" nga një numër i vëzhguesve të zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›