E Diel, 1 Nëntor 2026

Faleminderit, fuqia psikologjike e fjalës sipas shkencës

Studiuesit kanë arritur në një konkluzion të përbashkët, sipas tyre të thuash Faleminderit ka një ndikim të jashtëzakonshëm në fizikun dhe në psikologjin e njerëzve.

Në fakt shkencëtarët besojnë se njerëzit mosmirënjohës janë tradhtar ndaj vetes. Vetëm fjala Faleminderit sipas shkencëtarëve rrit prodhimin e serotoninës dhe dopaminës në trurin ton, proces ky që ndodh vetën në rastet kur falënderimi është i sinqertë.

Rritja e prodhimtarisë së hormoneve shkakton një ndjenjë lumturie dhe mirëqenie psikologjike. Nëse falenderimi do të ishte një drogë, do të kthehej në produktin më të shitur në botë, sepse ka një efekt të paimagjinueshëm në organet e trupit, thotë Dr. P Murali Doraiswamy, i universitetit Duke në Britani.

Sipas studiuesve falënderime mes të gjitha anëve të tjera pozitive ka efekt në uljen e hormonit të kortisolit, hormon ky që ndryshe njihet si shkaktari i stresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›