E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët plagosin 21 ushtarë të KFOR

Gjatë aksionit të mbrëmshëm të KFOR-it në veri të vendit për heqjen e barrikadës tek vendi i quajtur Shkëmbi i Dudit, raportohet se janë lënduar 21 ushtarë të KFOR-it, ndër të cilët dy janë në gjendje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta kosovare Koha Ditore

Sipas gazetës, konfirmimi për plagosjen e ushtarëve është dhënë nga një deklaratë e KFOR-it.

* * *

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 01:30 në zonën e quajtur Tre Rokaqiejtë e cila banohet nga shqiptarët, por nuk raportohet për të plagosur. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa makina.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave dje nuk ka qenë një natë e qetë në veriun e Kosovës. Gjendja është acaruar pas ndërhyrjes që ka bërë KFOR- i për largimin e barrikadave që ishin vënë në rrugë nga banorët serbë të veriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›