Kurban, në fundjavë drejt Prishtinës
Kreu i opozitës udhëton në fundjavë drejt Prishtinës, ku do të promovojë librin e tij, Kurban. Ceremonia e promovimit do të zhvillohet në Muzeun Kombëtar të Kosovës të shtunën në 26 nëntor.
Kurban, libri që rezultoi një sukses dhe theu rekorde në shitje gjatë ditëve të Panairit të Librit dhe më pas, do të jetë në duart e bashkëkombësve shqiptarë përtej kufirit.
Libri i Ramës është promovuar edhe në Durrës e Shkodër, ku ka ngjallur interes të madh tek lexuesit.