Rritja e pensioneve në Maj, 8-10 për qind për minatorët
Të gjithë personat që kanë kryer profesionin e minatorëve dhe tashmë janë në pension do të përfitojnë pas një muaji një rritje e cila është përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në masën 8-10 për qind . Përfituesit e këtij vendimi janë të gjithë ish-punonjësit që trajtohen me pensione shtesë nga shteti. Kështu, sipas vendimit, përfitojnë një rritje prej 8 për qind
të pensionit të tyre të gjithë personat që kanë punuar në miniera me kushte të vështira. Sipas vendimit, një rritje prej gati 8 për qind do të ketë pothuaj çdo pension shtesë për disa kategori të minatorëve në pension. Në këtë kontekst më të privilegjuarit do të jenë të gjithë personat që tashmë janë në pension e për shkak të punës në kushtet e vështira në minierë kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Kjo kategori do të përfitojnë të gjithë shportën e indeksimeve falas ku përfshihen edhe pagesat e faturave të energjisë elektrike apo shpenzimet e tjera në familje. Ish-minatorët, të cilët trajtohen nga shteti me një trajtim të veçantë financiar. duke filluar nga data 1 maj, do të përfitojnë pension më të lartë . Kjo rritje sipas burimeve nga ISSH do të kryhet në bazë të skemës së rritjes së përvitshme të pensioneve. Sipas këtyre burimeve pensioni i tyre do të rritet me 8- 10 për qind. Me anë të kësaj shtese, ish-minatorëve u shkon pensioni afërisht në masën 150 mijë lekë të vjetra. Ndërsa për kategoritë e minatorëve që për shkak të profesionit të vështirë kanë mbetur invalidë ose në rastet kur një person i familjes ka humbur jetën atëherë pensioni do të shkojë deri në masën 220 mijë lekë të reja për çdo pensionit. Rritja e pensionit që do të fillojë të aplikohet që prej datës 1 maj, nuk do të zbritet në momentin e kompensimit për rritjen e çmimeve. Pensionistë përfitojnë një masë prej 760 lekësh në qytet dhe 690 në fshat për rritjen e çmimeve. Ky kompensim do të vazhdojë të jepet, pavarësisht rritjes së pensioneve. Pensionistët që përfitojnë pensione qyteti pleqërie, invaliditeti dhe familjar, edhe mbas rritjes nuk preken të gjitha kompensimet e të ardhurave mujore të përfituara nga vendimet e veçanta të Këshillit të Ministrave.
Kompensimi
Sipas udhëzimit, kompensimi do të jetë i përcaktuar dhe i paprekur, edhe pse pensioni mund të jetë rritur kohët e fundit. njëkohësisht, për të gjithë pensionistët e fshatit që përfitojnë pensione pleqërie, invaliditeti dhe familjare, nuk preken kompensimet e të ardhurave mujore të përfituara nga vendimi i qeverisë që përcakton të ardhura nga kompensimi. Njëkohësisht, nuk do të llogariten për efekt nga të ardhurave mujore edhe kompensimi shtesë në masën 500 lekë në muaj për rimbursimin e energjisë elektrike. Në llogaritjen e të ardhurave mujore nuk do të llogariten as shtesat mbi pension, të parashikuara në ligj, si dhe shtesat e tjera që përfitohen nga ligje apo vendime të veçanta të qeverisë. Statistikat zyrtarë të ISSH-së, tregojnë se në qytet numërohen më shumë se 375 mijë pensionistë. Në rritjen e re te pensioneve parashikohet që të përfshihen pensionistë që marrin pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti, si në qytet ashtu dhe në fshat. Sipas skemës së re të rritjes, nga muaji maj e në vazhdim, pensioni i plotë minimal i qytetit do të rritet 5 për qind, ose 1000 lekë të reja për të arritur në 11,466 lekë. Duke përfshirë këtu edhe kompensimet, pensioni minimal mujor për qytetin pritet të arrijë në nivelin 13,226 lekë. Në të njëjtën përqindje do të rriten edhe pensionet e plota maksimale të qytetit. Por, këta pensionistë që marrin këtë lloj pensioni, do të përfitojnë një rritje akoma edhe më të madhe, pavarësisht se përqindja është e njëjtë.
Arta AGOLLI
Last Updated on E Shtune, 03 Prill 2010 19:16