Falen interesat kush paguan kredinë
Mbledhja e kredive të vjetra, të akorduara nga bankat që kontrolloheshin dikur nga shteti, vijon të jetë problem për qeverinë, e cila në disa raste ka tentuar të ofrojë stimulime për arkëtimin e detyrimeve të krijuara në vite, kështu, me ndryshimet e fundit, debitorëve që shlyejnë menjëherë të gjithë shumën e principalit të transferuar apo të mbetur, u falen në masën 100% interesat, gjobat dhe kamatëvonesat, pavarësisht nga objekti i kredisë dhe shuma e detyrimit të transferuar. Kurse debitorët që zgjedhin të shlyejnë me këste detyrimin e mbetur, përveç shumës së principalit, duhet të paguajnë edhe një pjesë të interesave, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas përqindjeve dhe afateve të përcaktuara në vendim. “10% të interesave, kamatëvonesave dhe gjobave për debitorët, të cilët në datën e transferimit të kredisë nga bankat e kanë pasur shumën e principalit deri në 3 milionë lekë; 5% të interesave, kamatëvonesave dhe gjobave për debitorët, të cilët, në datën e transferimit të kredisë nga bankat, e kanë pasur shumën e principalit mbi 3 milionë lekë; dhe periudha e likuidimit me këste nuk mund të jetë më shumë se 2 vjet nga data e lidhjes së kontratës së re”, janë disa nga kriteret e përfitimit.
#