E Diel, 1 Nëntor 2026

Falen kamatëvonesat dhe gjobat e sigurimeve

 

Falen gjobat dhe kamatëvonesat e papaguara të sigurimeve shoqërore. Nga kjo amnisti e qeverisë do të përfitojnë ndërmarrjet dhe shoqëritë me kapital tërësisht shtetëror, institucionet shtetërore, buxhetore dhe jobuxhetore, ndërmarrjet dhe shoqëritë me kapital të përbashkët me shtetin. Ndërsa personave juridikë, fizikë, privatë u falen 100 për qind gjobat dhe 100 për qind e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që principali i kontributit të paguhet brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Sipas këtij ligji, do të falen të gjitha detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat, për personat fizikë të punësuar, të cilët e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre ekonomik, përpara datës 31.12.2005. Ndërkohë personave të vetëpunësuar në bujqësi iu falen 100 për qind e gjobave dhe 100 për qind e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, me kusht që principalin e kontributit ta paguajnë brenda 6 muajve nga hyrje në fuqi e këtij ligji. Po kështu falen 100 për qind kamatëvonesat e papaguara kur kontributet për sigurimet e detyrueshme shoqërore e shëndetësore, janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në këtë kuadër falen detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore që gjenden të evidentuara në llogaritë e organeve të sigurimeve shoqërore, të papaguara për 6169 subjekte të biznesit të vogël, me një vlerë prej 181.384.000 lekë detyrim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe 100,708,000 lekë kamatëvonesa. Këto janë subjekte të biznesit të vogël, që kanë ndërprerë aktivitetin para datës 31.12.2005. Ligji i miratuar fal dhe kamatëvonesat për subjektet e biznesit të madh, me kusht që pagesa e principalit të tyre të bëhet brenda datës së përcaktuar në ligj.

kush perfiton

Falen detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore që gjenden të evidentuara në llogaritë e organeve të sigurimeve shoqërore, të papaguara për 6 169 subjekte të biznesit të vogël.

Falen dhe kamatëvonesat për subjektet e biznesit të madh, me kusht që pagesa e principalit të tyre të bëhet brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›