Al Kaeda: Obama, je një skllav i zi, shërbëtor i të bardhëve
"Jo një amerikan i nderuar me ngjyrë, por vetëm një skllav i zi, shërbëtor i të bardhëve". Kështu e ka cilësuar në videon e e fundit Ayman al-Zawahiri, presidentin e sapozgjedhur amerikan, Barack Obama. Numri dy i al Qaedas ka njoftuar në videon e tij që plani i Omabës për transferimin e trupave në Afganistan do të dështojë.
Ayman al Zaëahiri ka paralajmëruar Obaman për rrezikun që e pret në rast të nisjes së trupave drejt Afganistanit. "Ajo që ju keni njoftuar më parë, që do të tërhiqni trupat nga Iraku për t’i spostuar në Afganistan është një politikë e destinuar të dështojë”- ka konfirmuar ai, në një regjistrim të shpërndarë përmes internetit.
Sipas të njëjtit mesazh, kërcimi vazhdon edhe më tej. “Nëse ju do të vazhdoni të bëni kokëfortin, atëherë kujtoni fatin e Bushit dhe Pervez Musharrafit, dhe më tej fatin e sovjetikëve dhe të britanikëve para tyre”- ka shtuar ai, duke iu referuar invasionit sovjetik (1979-89) dhe dominimit britanik.
Në fakt, Obama ka theksuar disa herë gjatë fushatës së tij elektorale që fronti i luftës ndaj terrorizmit është Afganistani dhe jo Iraku. Dhe për këtë ai ka premtuar të zvogëlojë numrin e ushtarëve amerikanë në Irak për ti spostuar në vendin aziatik.
Sipas kërcënimit të regjistruar, thuhet se Obama është ende i burgosur i të njëjtit mentalitet që amerikanët kanë pasur ndaj arabëve dhe muslymanëve.