E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, autostrada Fier-Lushnjë pa sinjalistikë

Fier-Ka përfunduar pjesa më e madhe e rikonstruksionit në nyjën për të rëndësishhme të jugut, autostradën Fier-Lushnjë. Por disa punime dytësore si sinjalistika, janë tejzgjatur duke e kthyer rrugën në burim aksidentesh.

Tashmë teksa udhëton në këtë aks nuk të shfaqen gropat e mëdha në rrugë, por asfalti, i cili edhe pse ende i papërfunduar ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor. Deri tani automjetet ecin në një krahë të rrugës, pasi korsia tjetër është ende në punim e sipër. Por kjo nuk është asgjë po të mendosh se sidomos natën rruga bëhet shumë e rrezikshme për shkak të mungesës së sinjalistikës.  

Asnjë shenjë në rrugë ose tabelë fosforishente me emërtimet përkatsë nuk është vendosur. Për pasojë gjatë 3 muajve të fundit kanë ndodhur shumë aksidente me pasojë edhe vdekjen e pasagjerëve.

U deshën këto aksidente që firma tenderuese të vendosë në hyrje të autostradës si në Fier dhe Kolonjë tabelat me shënjat përkatese. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të autostradës mungon totalsht sinjalistika dhe ndriçimi, që është i domosdoshëm sidomos në pjesën kur autostrada lidhet me rrugët dytësore të fshatrave të Fierit dhe Lushnjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›