E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topallli: Gratë do të thellojnë fitoren e PD-ës në zgjedhjet e 28 qershorit

Gratë me probleme të rënda sociale do të kenë një trajtim krejt të veçantë përgjatë mandatit të dytës qeverisës të së djathtëve. Është ky premtimi që ka dhënë para mijëra grave vlonjate, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, gjatë një takimi entuziast që zhvilloi dje në qytetin bregdetar. Nga qyteti i patriotizmit dhe pavarësisë, Kryetarja Topalli i siguroi gratë vlonjate se katër vitet e ardhshme do të jenë vitet e Shqipërisë Evropiane për gratë, për familjet, për fëmijët. “Ajo që unë dëshiroj të arrij është që gruaja të ndihet kudo e suksesshme në shtëpi, familje dhe në karrierën e saj. Nuk ka prioritet më të madh për mua sesa të shikoj rast për rast të gjitha ato gra që janë vetëm, që kanë fëmijët jetimë, që nuk kanë burrat këtu, që janë të divorcuara. Ato do të trajtohen ndryshe”, premtoi nënkryetarja e PD-së. “Unë besoj se në katërvjeçarin e ardhshëm do të bëhet e mundur një qeverisje e fortë, kryesisht për shkak të diferencës, që kësaj radhe, me thellimin e fitores së Partisë Demokratike, do të bëjnë zonjat”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›