E Diel, 1 Nëntor 2026

"Falimenti", qeveria tërhiqet nga varianti i parë

Qeveria është tërhequr nga varianti fillestar i ligjit "Për falimentin", e detyruar nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar si të paplotë, ndonëse ishte votuar nen për nen një muaj më parë në komisionet parlamentare. Ligji është futur sërish për diskutim në Komisionin e Ekonomisë, por kësaj here bashkë me ndryshimet e propozuara nga ndërkombëtarët. Megjithatë, në thelb, ligji ka mbetur i pandryshuar, konkretisht për afatet e nisjes së procedurave të falimentit për subjektet private që nuk kanë aftësi paguese ndaj të tretëve për një periudhë prej dy vjetësh. Por deputetë të opozitës kanë kërkuar që në fillim të merret mendimi i bizneseve, e më pas të kalohet për miratimin e ligjit, gjë e cila nuk u aprovua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›