E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filluan negociatat për Qipron

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 14:00

Udhëheqësit e dy komuniteteve të Qipros filluan negociatat më intensive për zgjidhje të problemit për ishullin, kumtojnë mediat greke të Qipros.

Parashikohet që takimet e presidentit qipriot, Dimitris Hristofias dhe të liderit të turqve qipriotë, Dervish Eroglu, të zgjasin deri në fund të muajit tetor, me ndërprerje pre 7 deri më 21 gusht, si dhe gjatë Asamblesë së përgjithshëm të OKB-së në shtator.

Në fillim të muajit korrik të dy liderët patën takim me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon në Gjenevë, në të cilën u pajtuan që të fillojnë negociata më intensive, ndërsa në tetor përsëri të takohen me sekretarin e përgjithshëm në New York.

Negociatat për Qipron zhvillohen nën patronazhin e OKB-së dhe në to kërkohet zgjidhje për bashkim të ishullit, mbi bazë të sistemit federal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›