E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga gabojne Shalke dhe Mynshen

Dy prej rivalëve për titull në kampionatin gjerman të futbollit gabuan në ndeshjet e sotme duke mos arritur t’i fitonin ndeshjet e tyre. Shalke humbi një shans të madh duke barazuar në fushën e saj, me rezultatin 1-1 ndaj Maincit, madje duke u ndodhur në humbje në pjesën e parë. Zidan kaloi miqtë në epërsi që në filli, ndërsa në pjesën e dytë barazimi erdhi falë golit të Obasit.
Skuadra tjetër pretendente, Mynshengladbah, barazoi 0-0 në fushën e Volfsburgut, duke mos mbajtur dot ritmin e kampiones së Gjermanisë, Dortmund, e cila fitoi të premten në mbrëmje 2-0 në fushën e Nyrembergut.
Leverkusen gjithashtu nuk arriti të fitonte, edhe pse luajti në fushën e tij. Vendasit barazuan 2-2 ndaj Shtutgartit, duke u ndëshkuar në minutën e parafundit. Leverkusen kaloi dy herë në avantazh, por pa marrë 3 pikët e fitores.
Kisling kaloi Bajerin në epërsi në 11’, duke u treguar këmbëngulës, pastaj Shiber barazoi në 23’, ndërsa Rolfes shënoi për 2-1 me penallti sapo nisi pjesa e dytë. Veçse, Kadlec i vendasve doli me të kuqe në 63’ dhe nga kjo përfituan miqtë që barazuan në 89’ me golin e shënuar nga Harnik.
Në ndeshjet e tjera, Hanoveri fitoi 1-0 në fushën e Hertës së Berlinit, ndërsa Hofenhajm dhe Augsburg barazuan 2-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›