E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimenton Piacenza

Piacenza është deklaruar zyrtarisht e falimentuar, duke shënuar përfundimin e historisë 93 vjeçare të klubit italian të futbollit që në periudha të gjata ishte edhe anëtare në Serie A.

Avokati Franco Spezia dhe bankieri Filippo Giuffrida janë emëruar për të udhëhequr klubin në procedurat e falimentimit. Kur kuptoi se nuk kishte kthim prapa, pronari Fabrizio Garilli vendosi të mos e kundërshtojë falimentimin.

Piacenza ishte anëtare në Serie B sezonin e kaluar por humbi statusin në play-out. Për herë të fundit në Serie A mori pjesë më 2002-03.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›