Tottenhamit i ka humbur rruga

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp ka thënë se skuadra e tij ka humbur rrugën pas vazhdimit të serisë negative prej katër ndeshjeve pa fitore në Premierligë.
Barazimi 1-1 me Stoke Cityn të mërkurën, zbriti Tottenhamin në pozitën e katërt në tabelë prapa rivalit Arsenal.
“Ne duket sikur kemi humbur rrugën, nuk jemi duke luajtur me rrjedhën e njëjtë. Megjithatë, duhet të përmirësohemi për përballjen me Chelsean të shtunën”, deklaroi Redknapp.
Më 1 shkurt, Tottenham kishte 12 pikë më tepër se Arsenali, kurse tani ka një më pak se skuadra e Arsene Wengerit.