E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpooli me ‘Plan B’

Dymbëdhjetë pikë larg pozitës së fundit që siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Liverpooli tashmë ka filluar të përgatitet me ‘Planin B’.

Duke pasur parasysh rezultatet dëshpëruese deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë, skuadra nga Anfield Road synon të triumfojë edhe në FA Cup në mënyrë që të ‘ngushëllohet’ për humbjen e rreth 20 milionë funtesh për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Sipas Daily Mail, skuadra e Kenny Dalglish pas triumfit në Carling Cup do të synojë me gjitha forcat të rrëmbejë edhe FA Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›