Maradona i tha Tevezit të kthehet në City

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka treguar se këshilloi bashkëkombësin e tij Carlos Tevez të përfundojë mosmarrëveshjet me menaxherin e Manchester Cityt, Roberto Mancini dhe të kthehet në klub.
Tevez bëri paraqitjen e tij të parë pas disa muajsh duke u inkuadruar në lojë si rezervist në fitoren 2-1 ndaj Chelseas të mërkurën.
“Tre muaj më parë i kam thënë Tevezit të bisedojë me Mancinin sa më parë. I kam thënë se është duke humbur para, por edhe se duhet të luajë sa më shpejt. Në fund, i kam thënë se duhet të kthehet në klub”, deklaroi Maradona.