E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimenton ligji grek per reduktimin e punonjesve

Greqia aktualisht nuk ka realizuar planin për shkurtimin e punonjësve në sektorët publikë. Nga 30 mijë subjekte të parashikuara për tu larguar brenda vitit 2011 rezultojnë sipas shifrave të qeverisë vetëm 10 mijë prej tyre të pezulluar.
Aktivizimi i ligjit që parashikonte pezullimin e përkohshëm nga puna di 30 mijë punonjësve publikë deri në fund të vitit 2011 i vendosur nga qeveria greke në kuadër të programit për reduktimin e shpenzimeve publike i kërkuar nga trojka ka falimentuar. Në fakt nga 30 mijë punonjës në shërbimet publike greke, që sipas kushteve të BE, BQE dhe FMN-së, duhet të rregjistroheshin në asistencë më parë se të largoheshin definitivisht në bazë të ligjit të parashikuar mbi pezullimin e përkohshëm, janë larguar vetëm 10 mijë prej tyre. Këto të dhëna bëhen të ditura nga zëvendës ministri për reformën administartive në Parlamentin grek Dinos Rovlias. Sipas tij praktikisht masa e marrë për shkurtimin e forcës së punës nga qeveria e Athinës të kushtëzuar nga trojka për rimëkëmbjen e llogarive publike nuk ka funksionuar aspak. Numri i punonjësve në shtet që është larguar nga shërbimi deri në fund të vitit të kaluar shkon në 9.502 persona, ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në moshë për daljen në pension, ndërsa 4.939 të punësuar me kontrata private pritet të lenë vendin e punës gjatë këtyre javëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›