E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i qeverise ndryshon ligji i pronave

Vlera e pronave që kompensohen do të ndryshojë. Këshilli i MInistrave ka miratuar një vendim, sipas të cilit do të të ketë metodologji të re të vlerësimit të pronave për kompensim, e cila do të bazohet në standardin ndërkombëtar. Metedologjia e re synon vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut. Aktualisht për vlerën e pronës vendosin ekspertët e komisionit vendor të kthimit dhe kompensimit të pronave, në bazë të vlerës së hartës së pronave. Sipas projektligjit të ri, vlerësimi i pronave do të kryhet duke u nisur nga standardet ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj.
Procesit të vlerësimit të pronës i nënshtrohet toka dhe objektet ndërtimore. Në kategorinë e tokës përfshihen: tokat bujqësore, toka pyjore, pyje, livadhe dhe kulloate, trualli i përdorur për qëllime të tjera ndërtimit.
Ndërsa, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e pronës miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Me vendimin e qeverisë do të percaktohet një institucion përgjegjës për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme dhe për administrimin e saj.
Agjencia e Kthimit dhe Kompnesimit të Pronave do të funksionojë deri në 30 prill të vitit 2013. Afatet e reja u vendosën në mbledhjen e fundit të qeverisë, pasi sipas ligjit, institucioni kishte pushuar së funksionuari, që në  31 dhjetor të vitit që shkoi. Agjencia e Kthimit të Kompensimit të Pronave ka si funksion të saj themelor, shqyrtimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara për njohjen dhe kthiminin e së drejtës së kompensimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›