E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nën hetim, dëmtoi pajisjet e tualetit

Një 56-vjeçar është marrë nën hetim nga policia e kryeqytetit nën akuzën e dëmtimeve të tjera me dashje. Mylazim Krasniqi do të paraqitet çdo të hënë në polici për të dhënë shpjegime në lidhje me dëmtimet e pajisjeve të tualetit të shtetasit Agim Krasniqi. Sipas policisë, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Mylazim Krasniqi, 56 vjeç, banues në Tiranë. Dy ditë më parë, rreth orës 08.30, në rrugën "Ymer Ndregjoni", për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta disa pajisje të tualetit të shtetasit Agim Krasniqi, 53 vjeç.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›